TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Qytetarët e Kosovës nuk paguajnë për qeset plastike

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Qytetarët e Kosovës nuk paguajnë për qeset plastike

Qytetarët e Kosovës vazhdojnë të mos paguajnë për qeset e plastikës.

Ministria e Ambientit kishte paralajmëruar se një vendim i tillë do të hynte në fuqi në fillim të këtij viti, por ky udhëzim administrativ është shtyrë për plotësim.

Ekspertë të ambientit thonë se një milion kilogram qese apo thasë plastike shiten në tregun e Kosovës.

Ndonëse Ministria e Mjedisit, kishte paralajmëruar se nga janari i vitit 2023, qytetarët e Kosovës do të paguajnë për qeset plastike, një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende.

Në një përgjigje dhënë Radio Kosovës, nga kjo ministri thonë se në dhjetor të vitit që lëmë pas, ka përfunduar Udhëzimi Administrativ për Ambalazh dhe Mbeturinat e Ambalazhit, mirëpo është shtyre për miratim.

“Ky Udhëzim Administrativ, nuk rregullon vetëm çështjen e qeseve të plastikës por edhe sistemin e rimbursimit të depozitave për shishet (qelq, kanaqe dhe plastikë) dhe tek kjo pjesë jemi duke i plotësuar disa çështje për rregullimin e këtij sistemi, prandaj jemi detyruar që ta shtyjmë miratimin e këtij udhëzimi, deri sa të rregullojmë këtë pjesë. Me ndryshimet e bëra udhëzimi administrativ duhet edhe njëherë të dal në diskutim publik e pastaj të shkoj në mbledhje të qeverisë për miratim”, thuhet në një përgjigje nga Ministria e Mjedisit.

Këtë iniciativë të ministrisë po e përkrahin edhe organizatat të cilat merren me ambientin.

Adnan Elshani, ekspert për ambient në “Environment Hub”, tha se dëmi që shkaktojnë qeset e plastikes është i shumëfishtë dhe nuk ka arsye që ato më të ekzistojnë në treg.

“Vërehet një rritje simbolike e vetëdijes së qytetarëve në bazë të raportit të mjedisit të 2021 që ka një rënie të përdorimit të tyre në 10%. Mirëpo prapë 1 milion kilogram qese apo thasë plastike shiten në tregun e Kosovës. Duhet sa më shpejt të dilet me procedura e të ndalohen rreptësisht”, tha Elshani.

E një shitës në një market në Prishtinë, tha se me dëshirë do t’i shiste këto qese për arsye të ndryshme.
Por ende ai vazhdon t’i japë falas.

“Ende nuk kemi filluar t’i shesim por posa të shohim se është marrë vendim nga kompetentët, do të fillojmë të bëjmë shitjen e tyre”.

Qeset e plastikes në shumicën e shteteve evropiane janë me pagesë ose janë jashtë përdorimit. Po ashtu, nga 1 qershori, përdorimi i qeseve plastike edhe në Shqipëri është bërë me pagesë./RTK

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nesër seanca për formimin e Qeverisë së Kosovës

Kuvendi mban seancë solemne për Ditën Memoriale të të mbijetuarve të dhunës

Pas vdekjes së punëtorit në Ferizaj, Hoti paralajmëron aksion të jashtëzakonshëm inspektimesh në ndërtimtari

Pas vdekjes së punëtorit në Ferizaj, Hoti paralajmëron aksion të jashtëzakonshëm inspektimesh në ndërtimtari

Një 32 vjeçar i vdekur në Istog, çka po i shkakton aksidentet me fatalitet në vend?

Një 32 vjeçar i vdekur në Istog, çka po i shkakton aksidentet me fatalitet në vend?

Dëshmia e të mbijetuarit në masakrën e Doganajt, humbja e tre vëllezërve dhe rruga e tij në luftën e UÇK-së

Samiti i IV i Diasporës, dekorohen disa nga personalitetet shqiptare më të spikatura në botë

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Një person gjendet pa shenja jete në Shtime, rasti nën hetim

‘Zemra s’ta thotë kurrë të fundit’ – Rrëfimi i dhimbshëm për Ramadan Xhoklin

‘Zemra s’ta thotë kurrë të fundit’ – Rrëfimi i dhimbshëm për Ramadan Xhoklin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën