Kuvendi Komunal në Prizren ka miratuar propozimin e Vetëvendosjes për faljen e tatimit në pronë deri në 100 euro për vitin 2023.
Për këtë pikë bëhet e ditur se është arritur dakordim mes grupeve të ndryshme të kuvendarëve.
“Ky është një lajm i jashtëzakonshëm për qytetarët tanë duke e ditur se mbi 80% e tyre do të përfitojnë nga kjo nismë”, kanë bërë të ditur nga VV-ja në Prizren.
Ndryshe, mundësia për faljen e tatimit në pronë nuk parashihet me ligjin ekzistues por ajo pritet të bëhet e mundur përmes ligjit të ri.