TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Escobar: Njohja reciproke Kosovë-Serbi është qëllimi i ShBA-së

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Escobar: Njohja reciproke Kosovë-Serbi është qëllimi i ShBA-së

Gabriel Escobar, Zëvendës-Ndihmës Sekretari që mbikëqyr politikën amerikane ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor në Departamentin e Shtetit, vlerëson se njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë është qëndrim i pandryshueshëm i ShBA-së.

“Politika jonë ka qenë shumë e qartë. Ne mbështesim plotësisht dialogun e lehtësuar nga BE për të normalizuar marrëdhëniet. Për ne, njohja reciproke duhet të jetë qëllimi përfundimtar, i rëndësishëm. Ne mendojmë se të gjitha vendet e rajonit duhet të njohin njëri-tjetrin, duhet të reduktojnë barrierat për tregtinë, duhet të ndihmojnë në zgjidhjen e disa prej problemeve të pazgjidhura të mbetura nga vitet ’90 dhe të ecin përpara drejt integrimit evropian”, tha ai.

Tutje Escobar e ka vlerësuar planin franko-gjerman si një hap të rëndësishëm drejt normalizimit, duke përsëritur thirrjet për formimin e Asociacionit.

“Para së gjithash, ne mendojmë se dialogu ka një plan të mirë. Ne mendojmë se tani propozimi franko-gjerman të cilin ne e mbështesim – unë isha atje, kur ata e dorëzuan atë – ishte një hap i rëndësishëm në normalizimin”, tha Escobar. “Është një udhërrëfyes i mrekullueshëm, shpresojmë që të dyja palët ta pranojnë dhe të fillojnë menjëherë zbatimin e tij. Por ndërkohë, ka mjaft fusha që ekzistojnë brenda Marrëveshjes së Brukselit që mbeten të paplotësuara. Një nga më të rëndësishmet është Asociacioni i komunave me shumicë serbe”, tha ai për The Pavlovic Today.

Duke folur për deklaratat se Serbia po “angazhohet konstruktivisht” në dialog, ai tha se kjo nënkupton se Serbia janë të gatshëm të marrin në konsideratë çdo pikë të planit franko-gjerman.

“Ata janë të gatshëm të marrin në konsideratë çdo pikë të marrëveshjes. Ata janë të gatshëm të fillojnë menjëherë zbatimin dhe negocimin e anekseve, anekseve shoqëruese. Pra, kjo është vërtet konstruktive,” shpjegoi Escobar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu: Kosovës duhet t’i hapet rruga drejt negociatave për anëtarësim në BE

Haxhiu: Kosovës duhet t’i hapet rruga drejt negociatave për anëtarësim në BE

Jep dorëheqje drejtoresha e Nefrologjisë

Jep dorëheqje drejtoresha e Nefrologjisë

Basha: Nënshkrimi i kontratës për autostradën Shkup – Bllacë është lajm i mirë

Basha: Nënshkrimi i kontratës për autostradën Shkup – Bllacë është lajm i mirë

Sekuestrohen tri armë dhe sasi narkotikësh në Prishtinë

Policia sekuestron armë, marihunë e fishekë në një shtëpi në Kaçanik

Gjyqtarë nga Polonia në duelin Celje-Drita

Drita, gati për ndeshjen e parë me lituanezët

Viniciusi i emocionuar pas lamtumirës së Neymarit

Viniciusi i emocionuar pas lamtumirës së Neymarit

Ronaldo flet pas eliminimit, konfirmon se ishte Botërori i tij i fundit

Ronaldo flet pas eliminimit, konfirmon se ishte Botërori i tij i fundit

Selektori Martinez largohet nga Portugalia

Selektori Martinez largohet nga Portugalia

Haxhiu: Kosovës duhet t’i hapet rruga drejt negociatave për anëtarësim në BE

Haxhiu: Kosovës duhet t’i hapet rruga drejt negociatave për anëtarësim në BE

Qyteti i Krushevcit dënon posterët me gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve

Qyteti i Krushevcit dënon posterët me gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve

Shpërthime në Damask gjatë vizitës së presidentit francez Emmanuel Macron

Shpërthime në Damask gjatë vizitës së presidentit francez Emmanuel Macron

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën