TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

MASHTI rishikon udhëzimet për licencimin dhe performancën e mësimdhënësve

by tëvë1
3 vjet ago
3
A A
MASHTI rishikon udhëzimet për licencimin dhe performancën e mësimdhënësve

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), është duke i rishikuar dy udhëzime administrative që kanë të bëjnë me licencimin dhe vlerësimin e performancës së mësimdhënësve.

Sipas këtyre udhëzimeve, mësimdhënësit që hyjnë për herë të parë në procesin e mësimdhënies, do t’i nënshtrohen një provimi shtetëror. Ministrja Arbërie Nagavci ka thënë për Radio Kosovën se kjo do të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë në mësimdhënie, ku në bazë të performancës, do të ketë edhe rritje të pagës.

Mësimdhënësit e rinj, të cilët do të hyjnë për herë të parë në procesin e mësimdhënies, do t’i nënshtrohen një provimi shtetëror. Kështu ka thënë për Radio Kosovën ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci, e cila theksoi se për këtë çështje, janë duke u rishikuar udhëzimet administrative dhe pritet të finalizohen gjatë tremujorit të parë të vitit 2023. Ajo tha se ekziston udhëzimi administrativ për licencimin e mësimdhënësve, që është në fuqi prej disa vitesh, por që asnjëherë nuk është zbatuar dhe realizuar në tërësi.

“Një numër i madh i mësimdhënësve i kanë vetëm licencat e nivelit të parë por nuk është vazhduar tutje për arsye të ndryshme. Tani jemi duke rishikuar udhëzimin administrativ për licencimin e mësimdhënësve. Jemi duke punuar po ashtu, për provimin shtetëror të mësimdhënësve, që do të bëhet në periudhën para hyrjes në proces të mësimdhënies”, ka thënë Nagavci.

Nagavci, bëri të ditur se vlerësimi i performancës së mësimdhënësve, është paraparë edhe në Ligjin e Pagave.

“Me Ligjin e Pagave, për herë të parë është paraparë shtesa për performancë, që ndërlidhet edhe me avancim në licencim të mësimdhënësve. Kjo do të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë në mësimdhënie që është në interes edhe të vetë mësimdhënësve për të realizuar me sukses rritjen në pagë”, ka thënë Nagavci.

Ndërkohë, njohësi i çështjeve të arsimit, Rinor Qehaja, nga Instituti EdGuard, tha për Radio Kosovën se provimi shtetëror për mësimdhënës para hyrjes në profesion, është i rregulluar që nga viti 2013 me Ligjin për Profesionet e Rregulluara. Ai theksoi se mekanizmat që garantojnë këtë testim parashikohen me këtë ligj.

“Është tjetër gjë që nuk është zbatuar deri sot. Po, është i domosdoshëm rishikimi i tërë sistemit të vlerësimit të mësimdhënësve dhe instalimi i një sistemi të mirëfilltë, që është valid dhe i besueshëm. Jo vlerësime të mësimdhënësve njëherë në pesë vjet, gjoja nga jashtë, e që nuk janë reprezentative fare të asaj se çfarë bën mësimdhënësi në klasë. Jo për t’i ndëshkuar, por për t’i këshilluar për përmirësim, në mënyrë që mësimdhënësit të kenë përkrahjen e duhur për proces të mësimdhënies, e në të njëjtën kohë të thirren në llogaridhënie për atë që ofrojnë”, ka thënë Qehaja.

Qehaja tha se nuk duhet të kufizohet vlerësimi i mësimdhënësve me testime, pasi mësimdhënia është më komplekse se sa një test. Ndërkohë, Sindikata e Arsimit, vazhdimisht ka deklaruar se është kundër testimit me shkrim të njohurive të mësimdhënësve, derisa kanë shtuar se puna e tyre duhet të monitorohet nga inspektorët e arsimit./RTK/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pritje të gjata të pacientëve në QMF-në e Mitrovicës, sot punon veç një mjek

Pritje të gjata të pacientëve në QMF-në e Mitrovicës, sot punon veç një mjek

Komuna e Prishtinës ndëshkon “Ujësjellësin”: Ndërhyrjet e paautorizuara lanë në gjendje të pasigurt rrugët

Komuna e Prishtinës ndëshkon “Ujësjellësin”: Ndërhyrjet e paautorizuara lanë në gjendje të pasigurt rrugët

Alarm i rremë për bombë në Aeroportin “Adem Jashari”

​Në Aeroportin e Prishtinës procedura të reja, këshillohen udhëtarët të përdorin check-in online

Përkujtohen tre dëshmorët e Drenasit, Lladrovci: Sakrifikuan për liri

Përkujtohen tre dëshmorët e Drenasit, Lladrovci: Sakrifikuan për liri

Pritje të gjata të pacientëve në QMF-në e Mitrovicës, sot punon veç një mjek

Pritje të gjata të pacientëve në QMF-në e Mitrovicës, sot punon veç një mjek

Prishtina e Dukagjini po barazojnë pas pjesës së parë

Prishtina e Dukagjini po barazojnë pas pjesës së parë

Komuna e Prishtinës ndëshkon “Ujësjellësin”: Ndërhyrjet e paautorizuara lanë në gjendje të pasigurt rrugët

Komuna e Prishtinës ndëshkon “Ujësjellësin”: Ndërhyrjet e paautorizuara lanë në gjendje të pasigurt rrugët

Netanyahu ja huq numrit të pengjeve në Gaza

Netanyahu: Armëpushimi me Iranin mund të dështojë “brenda një kohe shumë të shkurtër”

“I papërshtatshëm për detyrën”: Ish-drejtori i CIA-s i bashkohet thirrjeve për shkarkimin e Trumpit

“I papërshtatshëm për detyrën”: Ish-drejtori i CIA-s i bashkohet thirrjeve për shkarkimin e Trumpit

Sunderlandi edhe katër ndeshje pa Xhakën

Xhaka paralajmëron kundërshtarët e Sunderlandit

Januzaj në verë largohet nga Sevilla

Januzaj në verë largohet nga Sevilla

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën