TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

KDI: Kosova renditet e dyta nga vendet e Ballkanit Perëndimor në luftën kundër korrupsionit

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
KDI: Kosova renditet e dyta nga vendet e Ballkanit Perëndimor në luftën kundër korrupsionit

Transparency International ka publikuar sot Indeksin e Përceptimit të Korrupsionit për vitin 2002. Lidhur me këtë, nga KDI thonë se Kosova ka vazhduar përmirësimin, duke u vlerësuar me 41 pikë.

Sipas njoftimit të KDI-së, Kosova është ranguar në vendin e 84 në ranglistën botërore prej 180 shtetesh, përcjell teve1.info

Në bazë të këtij rangimi, krahasuar me vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova renditet në vendin e dytë.

“Ky rezultat reflekton një trend të vazhdueshëm dhe inkurajues të përmirësimit të Kosovës krahasuar me vitet e kaluara. Krahasuar me vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova renditet në vendin e dytë, pas Malit të Zi (45), ndërsa lë pas Maqedoninë e Veriut (40), Shqipërinë dhe Serbinë (36), si dhe Bosnje dhe Hercegovinën (34). Sidoqoftë, Kosova mbetet larg mesatares botërore prej 50 pikësh, ndërsa shumë larg mesatares së BE-së prej 66 pikësh. Progresi i atribuohet përmirësimit të kornizës ligjore për financimin e partive politike, si dhe pakos së ligjeve për reformimin e sistemit të drejtësisë. Sidoqoftë, përfshirja e akterëve relevant në kuadër të këtyre reformave vlerësohet si e mangët, shpesh e përcjellë me bojkote”, thuhet në njoftim.

Sipas tyre, puna e institucioneve, me theks te Ekzekutivit shpesh është përcjellë me rënie të nivelit të transparencës.

Ndërkaq, sa i përket sektorit të drejtësisë, ka pasur raste kur Ekzekutivi ka ndërhyrë në punën dhe pavarësinë e gjyqësorit.

“Mungesa e skandaleve, sidomos atyre të mëdha të korrupsionit është ndërlidhur me nivelin shumë të ulët të shpenzimeve dhe investimeve kapitale – që si faktor ka reduktuar potencialin për raste të korrupsionit. Sidoqoftë, kjo nuk duhet parë asesi si strategji që duhet ndjekur në luftimin e korrupsionit nga ana e ekzekutivit. Në raport me sektorin e drejtësisë, kanë qenë evidente rastet kur ekzekutivi ka ndërhyrë në punën dhe pavarësinë e gjyqësorit, sidomos me vendimin për uljen e pagave dhe deklarimeve publike mbi disa raste gjyqësore. Po ashtu, shkurtimi i buxhetit për institucionet e përfshira në parandalimin e korrupsionit, si Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, bie ndesh me prioritetet e ekzekutivit në luftën kundër korrupsionit”, bëhet e ditur në komunikatën e KDI-së.

Përkundër inicimit të rasteve “Brezovica” dhe “Subvencionet” nga institucionet e drejtësisë, mosefikasiteti i gjyqësorit vazhdon të manifestohet me politikë të ulët ndëshkimore dhe prolongim të trajtimit të rasteve të mëdha të korrupsionit – duke përfshirë rastet e njohura si “Hidrocentralet”, “Toka”, “Veteranët”, “Stenta” apo “53 milionëshi”.

“Për më tepër, edhe gjatë vitit të kaluar, ka vazhduar fenomeni i politizimit të bordeve, përmes praktikave të emërimit të anëtarëve nga radhët e partisë në pushtet. Në disa prej ndërmarrjeve kryesore publike në vend, në të cilat ka pasur ndryshim menaxhmenti, të emëruarit janë persona të afërt, ish-zyrtarë politikë apo persona të lidhur me partinë në pushtet”, theksohet në njoftim.

Tutje thuhet se me qëllim të luftimit sa më efektiv të korrupsionit, veçanërisht të nivelit të lartë, Qeveria duhet të garantojë një reformë në drejtësi në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe me koordinim sa më të mirë me të gjithë akterët relevantë.

“Në këtë drejtim, Qeveria duhet të përmbahet nga çfarëdo ndërhyrje në sistemin e drejtësisë, për të garantuar kontroll dhe balancë mes pushteteve. Qeveria nuk duhet të hezitojë në shpenzimin e parasë publike nga frika e rasteve të korrupsionit. Përkundrazi, në këtë periudhë me nivele rekord të inflacionit, do të duhej që të ketë sa më shumë investime publike dhe kapitale, për të përmbushur prioritetet dhe nevojat e qytetarëve, gjithnjë duke u siguruar që prokurimet publike zhvillohen në transparencë dhe llogaridhënie të plotë”, thuhet në njoftimin e KDI-së. /Teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shemsi Jashari i bashkohet PDK-së

Shemsi Jashari i bashkohet PDK-së

LDK dënon fuqishëm sulmet në veri të Kosovës, kërkon koordinim me aleatët ndërkombëtar

LDK njofton për mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm që nis nga ora 12:00

​Kurti në Ditën e Evropës: Po e ndërtojmë Evropën këtu

​Kurti në Ditën e Evropës: Po e ndërtojmë Evropën këtu

Kurti: Vetëvendosje synon rritje deri në 60% dhe fitore të re në zgjedhjet e 7 qershorit

Kurti: Vetëvendosje synon rritje deri në 60% dhe fitore të re në zgjedhjet e 7 qershorit

Shemsi Jashari i bashkohet PDK-së

Shemsi Jashari i bashkohet PDK-së

LDK dënon fuqishëm sulmet në veri të Kosovës, kërkon koordinim me aleatët ndërkombëtar

LDK njofton për mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm që nis nga ora 12:00

​Kurti në Ditën e Evropës: Po e ndërtojmë Evropën këtu

​Kurti në Ditën e Evropës: Po e ndërtojmë Evropën këtu

Kurti: Vetëvendosje synon rritje deri në 60% dhe fitore të re në zgjedhjet e 7 qershorit

Kurti: Vetëvendosje synon rritje deri në 60% dhe fitore të re në zgjedhjet e 7 qershorit

LVV zyrtarizon Albin Kurtin kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 7 qershorit

LVV zyrtarizon Albin Kurtin kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 7 qershorit

KOMF-i kërkon vaksinim “derë më derë” pas rasteve të fruthit te fëmijët

KOMF-i kërkon vaksinim “derë më derë” pas rasteve të fruthit te fëmijët

“S’jam i vogël të merrem me këto gjëra” – Bahtiri i përgjigjet atyre që i reaguan për foton në Ujman

“S’jam i vogël të merrem me këto gjëra” – Bahtiri i përgjigjet atyre që i reaguan për foton në Ujman

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën