Me këtë rast, Hovenier tha se të gjithë të pranishmit sjellin diversitet dhe aftësi unike, përcjell teve1.info
Ai theksoi se janë të përkushtuar që ta ndihmojnë rininë e Kosovës.
“Ne konsiderojmë që liria e fjalës dhe liria e shprehjes si të drejta themelore, që ato janë të nevojshme për avancimin e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe prosperitetit ekonomik. Ne jemi të përkushtuar që ta mbështesim Kosovën dhe të përfitojmë nga resurset më të mëdha të saj, rininë e saj”, deklaroi ai. /Teve1.info/