TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Qehaja: Për anëtarësim në NATO, Kosova duhet të punojë në aspektin politik e diplomatik

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Qehaja: Për anëtarësim në NATO, Kosova duhet të punojë në aspektin politik e diplomatik

Njohësi i çështjeve të sigurisë Ramadan Qehaja po e cilëson këtë si situatë të mirë që Kosova mundet ta shfrytëzojë për integrim në NATO.

“Gati të gjitha shtetet e Ballkanit janë të anëtarësuara në NATO, përveç Kosova ka mbetur si e tillë e pa anëtarësuar, edhe pse i ka forcat e NATO-s këtu në Kosovë, janë mjaftë simbolike por prapë se prapë intenca jonë duhet të jetë ajo që ne me ngulm ta shfrytëzojmë situatën e krijuar dhe të kërkojmë anëtarësimin tonë në mënyrë të përshpejtuar në NATO”, ka thënë ai.

Qehaja për Teve1.info tha se për këtë rrugëtim ka pengesa si ajo e mospranimit të Kosovës si shtet nga pesë vendet anëtare të NATO-s.

Sipas tij, Kosova duhet të bëjë shumë punë në aspektin politik dhe diplomatik për anëtarësim në NATO, e jo vetëm të bisedoj me komandantin e Forcave të KFOR-it në Kosovë.

“Kuptohet që në këtë rrugëtim do të ketë pengesa. Pengesa numër 1 është mospranimi i Kosovës si shtet nga pesë shtetet anëtare të NATO-s. Këtu duhet shumë punë për të bërë në aspektin politik dhe diplomatik sepse kjo është ajo detyra numër një që shtrohet para neve por sidoqoftë ne duhet të kërkojmë me ngulm, jo të bisedojmë vetëm me komandantin e Forcave të KFOR-it në Kosovë por me kreun e aleancës me fakte konkrete çfarë po ndodh në terren”, ka thënë Qehaja.

Po ashtu, Qehaja vlerëson se anëtarësimi i Kosovës në NATO nuk mund të ndodh shpejt pasi siç shprehet ai duhet punë në planin diplomatik dhe në mënyrë të përshpejtuar ta ngrisim gatishmërinë luftarake mbrojtëse të FSK-së.

“Anëtarësimi i Kosovës në NATO nuk mund të ndodh shpejt sepse ne jemi në një fazë të tranzicionit të FSK-së e që ne duhet në mënyrë të përshpejtuar ta ngirisim gatishmërinë luftarake mbrojtëse të FSK-së. Kjo punë nuk do të shkoj lehtë pasi në planin diplomatik duhet të punohet”, ka deklaruar eksperti i sigurisë për Teve1.info.

Ndërkaq, Qehaja thotë se Kosova duhet patjetër të ndërmarrë masa vetanake pas kërcënimeve që i janë bërë kohëve të fundit nga Serbia.

“Unë kujtoj se kur i analizojmë të gjitha gjërat që kanë ndodhur në kohët e fundit me kërcënimet që i kemi pasur nga Beogradi zyrtar, ne duhet patjetër që të ndërmarrim masa vetanake. Para se gjitha duhet ta kemi intencën tonë në mbështetje në forca tona vetanake. Nuk po them që jemi as shtet i madh që kemi aq kapacitete ndoshta që vet ti kundër vihemi në plotni sulmit eventual serb, sidomos në pjesën veriore e pjesë të tjera të vendit tonë”

“Por ka kaluar koha kur dikush ka menduar që të na ndihmojë për shkaqe të ndryshme sikur që ka ndodhur para 22 vite. Kështu që ne duhet të mbështetmi në forca tona vetanake”, tha ai. /teve1.info/

Tags: FSKKosovaNATOramadan qehaj
ShareTweet

Postime të ngjashme

Gojnovci: Nëse s’ka marrëveshje për presidentin, vendi mund të shkojë në zgjedhje

Gojnovci: Nëse s’ka marrëveshje për presidentin, vendi mund të shkojë në zgjedhje

Pse Kurti nuk e ftoi Haradinajn në takim për çështjen e presidentit?- Pantina: Kurti nuk ka interes për gjashtë votat e AAK-së

Pse Kurti nuk e ftoi Haradinajn në takim për çështjen e presidentit?- Pantina: Kurti nuk ka interes për gjashtë votat e AAK-së

Pozhari: Osmani mund të bashkojë LDK-në dhe LVV-në për presidentin

Pozhari: Osmani mund të bashkojë LDK-në dhe LVV-në për presidentin

Thirrje për sulm ndaj “Bondsteel”, KFOR: S’ka ndryshime në qëndrimin e sigurisë në Kosovë

Thirrje për sulm ndaj “Bondsteel”, KFOR: S’ka ndryshime në qëndrimin e sigurisë në Kosovë

Gojnovci: Nëse s’ka marrëveshje për presidentin, vendi mund të shkojë në zgjedhje

Gojnovci: Nëse s’ka marrëveshje për presidentin, vendi mund të shkojë në zgjedhje

Liverpooli humb nga Wolvesi

Liverpooli humb nga Wolvesi

Barça fiton, Atletico kalon në finale

Barça fiton, Atletico kalon në finale

“Info Nata”- 03.03.2026

“Info Nata”- 03.03.2026

Como barazon në ndeshjen e parë me Interin

Como barazon në ndeshjen e parë me Interin

Pse Kurti nuk e ftoi Haradinajn në takim për çështjen e presidentit?- Pantina: Kurti nuk ka interes për gjashtë votat e AAK-së

Pse Kurti nuk e ftoi Haradinajn në takim për çështjen e presidentit?- Pantina: Kurti nuk ka interes për gjashtë votat e AAK-së

Sunderlandi i Xhakës u kthehet fitoreve

Sunderlandi i Xhakës u kthehet fitoreve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën