Lushtaku përmes llogarisë së tij në Facebook ka thënë se ata të cilët dëshirojnë t’i ndihmojnë qytetarët e prekur nga vërshime, ndihmat mund t’i dërgojnë në Palestrën Sportive “Ilaz Kodra”.
“Ekipa në terren i ka identifikuar ndër të tjera këto nevoja urgjente për të cilat qytetarët e Skenderajt kanë më së shumti nevojë:
- Shporet të drunjëve
- Dru
- Batanije
- Ujë të pijshëm
- Pako ushqimore
- Dyshekë
- Produkte higjienike
Kush ka mundësi le t’i dërgon këto në Palestren Sportive “Ilaz Kodra”, ku po deponohen dhe po shpërndahem pastaj këto ndihma.
Zoti ju shperbleftë bamirës”, ka shkruar ai.







