TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Parisi fitues i ndeshjes me shumë yje e shumë gola

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Parisi fitues i ndeshjes me shumë yje e shumë gola

Tre yjet aktualisht më të mëdhenj të futbollit, Lionel Messi, Cristiano Ronaldo e Kylian Mbappe, kanë shënuar gola në ndeshjen miqësore që u luajt të enjten mbrëma në Riad të Arabisë Saudite.

Janë takuar Paris Saint-Germaini dhe ekipi i kombinuar i yjeve të skuadrave arabe Al Hilal e Al-Nassr. Fitore me rezultatin 5:4 ka shënuar kampioni i Francës, PSG.

Që në minutën e tretë, Lionel Messi shënoi për 1:0. Ai realizoi me asistim të Neymarit. Shifrat në 1:1 i barazoi Cristiano Ronaldo në minutën e 34-t. Ronaldo tashmë luan për skuadrën Al-Nassr, ndërsa kjo ishte paraqitja e parë e portugezit në Arabi. Për 2:1 në të mirë të Parisit shënoi Marquinhos në minutën e 43-të. Ai shënoi me asistim të Mbappes. Por sërish në skenë doli Ronaldo që barazoi rezultatin në 2:2 në minutat shtesë të pjesës së parë. Katër gola u shënuan në pjesën e parë, por spektakli ishte larg përfundimit.

Mbappe në minutën e 53-të asistoi për Sergio Ramosin që për herë të tretë kaloi Parisin në epërsi. Pak më vonë, në minutën e 56-të, Jang Hyun-sso shënoi për 3:3. Pas një ore lojë ishte radha e Mbappes që të realizonte.

Ai konkretizoi nga pika e bardhë për 4:3. Për 5:3 në të mirë të Parisit shënoi Hugo Ekitike në minutën e 78-të. Talisca realizoi për arabët në minutën e 94-t, për rezultatin përfundimar, 5:4. PSG-ja prej minutës së 39-të luajti me një lojtar më pak në fushë.

Me karton të kuq u përjashtua Juan Bernat. Ndeshja është pritur me shumë interes për faktin se u përballen dy lojtarët më të mëdhenj të kohës, Messi e Ronaldo. Me gjasë kjo është njëra prej përballjeve të fundit të tyre, nëse jo e fundit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Berisha rikthehet në Serie A pas nëntë muajve

Berisha rikthehet në Serie A pas nëntë muajve

Ballkani përforcon mbrojtjen me Lendrit Shalën

Ballkani përforcon mbrojtjen me Lendrit Shalën

Katër shqiptarë në ekipin e javës në Zvicër

Katër shqiptarë në ekipin e javës në Zvicër

Sulmuesi i Malishevës shpallet “Ylli i Javës”

Sulmuesi i Malishevës shpallet “Ylli i Javës”

“Funerali i Mladiqit në Beograd është një galeri banditësh dhe figurash të udhëhequra nga anti-amerikani Vuçiq”, reagon Wilson

“Funerali i Mladiqit në Beograd është një galeri banditësh dhe figurash të udhëhequra nga anti-amerikani Vuçiq”, reagon Wilson

“Liria ka Emër” nesër me aktivitet para EULEX-it

“Liria ka Emër” nesër me aktivitet para EULEX-it

Drenori vlerëson se Kosova po shkon drejt zgjedhjeve, i frikohet ndonjë eskalimi të situatës në vend

Drenori vlerëson se Kosova po shkon drejt zgjedhjeve, i frikohet ndonjë eskalimi të situatës në vend

O’Brennan: Serbia nuk ka vend në BE pas ceremonisë për Mlladiqin

O’Brennan: Serbia nuk ka vend në BE pas ceremonisë për Mlladiqin

Berisha rikthehet në Serie A pas nëntë muajve

Berisha rikthehet në Serie A pas nëntë muajve

Konjufca pret zëvendësministrin italian, takimi zhvillohet pa praninë e mediave

Glauk Konjufca: Nderimi i Mlladiqit në Beograd, turp i thellë moral dhe politik

Kulla: Kosova është histori suksesi, do të vijnë njohje të reja

Kulla: Kosova është histori suksesi, do të vijnë njohje të reja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën