TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti: Reçaku u shndërrua në argumentin më të pakontestueshëm për intervenimin  e NATO-s

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kurti: Reçaku u shndërrua në argumentin më të pakontestueshëm për intervenimin  e NATO-s

“Janë ato pamje të transmetuara nga mediat botërore, të shfaqura përsëri, duke u rikthyer ndër imazhet përmes të cilave më së shumti na njohu bota demokratike, na njohu si vend i viktimës ku Serbia kreu gjenocid”, ka thënë Kurti në ceremoninë përkujtimore të kësaj masakre.

“Sa herë që vijmë për vizitë dhe homazhe, përballë faqes të murit që përmban emrat e viktimave, pashmangshëm na rikthehen në kujtesë pamjet e trupave të tyre të masakruara më 15 janar nga policia dhe forcat e Serbisë në përgjithësi”.

Këtë masakër e quajti argumentin më të rëndësishëm për intervenimin e bashkësisë ndërkombëtare.

“Kjo masakër e Reçakut, ndonëse është një ndër ato mbi 400 maskrat, megjitahtë është krimi i luftës që më së shumti i ka nxitë ndryshimet e qëndrimeve të shteteve më të fuqishme të bashkësisë ndërkombëtare, në raport me atë se çfarë po bënte Serbia në Kosovë. E vëzhguar nga misioni i OSBE ajo u shndërrua në një nga argumentet më të fuqishme dhe të pakontestueshme për ndërhyrjen e NATO-s e cila do të vinte pas dy muajsh”, ka deklaruar Kurti.

Meritat për këtë ai ia dedikoi ambasadorit William Walker.

“Për këtë merita të veçanta i takojnë ambasadorit amerikan që kryesonte misionin verifikues të OSBE, diplomatit William Walker. Pasi pa trupat e 45 personave të masakruar, Walker pati kurajën ta përshkruante atë që ishte në të vërtetë – masakër dhe krim kundër njerëzimit. Ai kështu i dha vetes së tij në rol të rëndësishëm në historinë e Kosovës”.

“Në një kohë kur kishte pak zëra që flisnin qartë dhe fuqishëm për Kosovën në diskursin ndërkombëtar, ai e tha të vërtetën për krimet e luftës, duke folur jo thjesht për gjuhë diplomatike por sidomos me gjuhën e një humanisti të kulluar”, deklaroi Kurti.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Safet Kamberi zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës

Safet Kamberi zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës

Auto Draft

Vërshimet në Carallukë – uji iu hyri në shtëpi, detyrohen ta shembin urën

Rruga “Arkitekt Karl Gega” në Prishtinë mbyllet për qarkullim

Rruga “Arkitekt Karl Gega” në Prishtinë mbyllet për qarkullim

Auto Draft

10 mijë euro dëme, banori nga Malisheva ankohet se komuna nuk i vizitoi

Qindra të vrarë në protestat në Iran, Teherani në gjendje alarmi

Qindra të vrarë në protestat në Iran, Teherani në gjendje alarmi

Dalja e votuesve deri në orën 17:00 është 39,61%

AKI udhëheq në Gostivar dhe Vrapçisht

Derbi Inter – Napoli nuk jep fitues

Derbi Inter – Napoli nuk jep fitues

Raphinha shpallet MVP i Superkupës së Spanjës

Raphinha shpallet MVP i Superkupës së Spanjës

Safet Kamberi zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës

Safet Kamberi zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës

Jashari shpallet lojtar i vitit në kampionatin belg

Jashari shpallet lojtar i vitit në kampionatin belg

Auto Draft

Vërshimet në Carallukë – uji iu hyri në shtëpi, detyrohen ta shembin urën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën