Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se së bashkë me prokurorinë po punohet për të sqaruar rrethanat lidhur me ngjarjen.
“Sot rreth 09:30, kemi pranuar informatën se në QKUK në Prishtinë, një person ka rënë nga një ndërtesë (repart i spitalit) dhe i njëjti ka pësuar lëndime trupore. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, tha Ahmeti për teve1.info.