Haradinaj në Facebook ka thënë se rinia ka hapësirë të mjaftueshme në AAK.
“Rinia është promotore e ndryshimeve, andaj hapësira që ata të japin kontribut në AAK do të jetë prioritet i përhershëm. Tejet i kënaqur të jem në mesin e shumë të rinjve nga gjithë Kosova, në takimin konstituiv të Këshillit të Përgjithshëm të Aleancës së të Rinjve të Kosovës”, ka thënë ai.
Tutje ai ka thënë se një entuziazëm dhe mobilizim të rinisë në AAK çka e bënë të shpresoj se ditët më të mira janë para nesh.
“Të rinjtë në AAK janë pjesë e rëndësishme në procesin e vendimmarrjes. Aleanca është subjekt politik me objektiva të qarta dhe me strategji për mundësi më të mëdha për rininë, ku roli i tyre ka fuqi dhe është prioritet i përhershëm. Entuziazmi dhe mobilizimi që pashë sonte tek të rinjtë tanë, më bën të shpresoj se ditët më të mira i kemi përpara. Urime e suksese”, ka shkruar Haradinaj.







