TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Takimet në Bruksel duhet të ishin për çdo muaj

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A

Kryeministri Albin Kurti tha se kancelari austriak Karl Nehammer u zotua që marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Austrisë do të thellohen edhe në fushën e ekonomisë.

“Ishte një vizitë shumë e frytshme.Është vizita ime e parë zyrtare jashtë vendit sivjet dhe me nderimet më të larta dhe me ngrohësi miqësore kancelari Nehammer u zotua që marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Austrisë do të përparojnë edhe në fushën e ekonomisë, tregtisë dhe kulturës”, tha ai.

“Tek Austria gjithmonë mund të llogarisim që mund të kemi një partner dhe një mik edhe sa i përket organizatave ndërkombëtare ku zëri i saj është shumë i rëndësishëm, por edhe sa i përket sigurisë dhe paqes në Kosovë e në rajonin e Ballkanit Perëndimor”.

Ai ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi dhe mundësinë e dialogut me presidentin serb Vuçiq në Bruksel.

“Më datën 18 gusht të vitit të kaluar u patëm marrë vesh në Bruksel që do të takoheshim çdo muaj. Në shtator kjo nuk ndodhi, por erdhi propozimi franko-gjerman, që e quajmë propozimi i Bashkimit Evropian i mbështetur nga Franca dhe Gjermania dhe nuk pati takim deri më datën 21 nëntor”, rikujtoi ai.

Kurti tha se beson që është dashur të kenë takime më të shpeshta sepse mospajtimi është i madh dhe besimi i ulët, por nuk e di saktësisht pse ka ndodhur kjo.

“Megjithatë kam shpresë se këtë vit do të këtë një angazhim më të madh të bashkësisë ndërkombëtare e posaçërisht të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në mënyrë që të bëhet më shumë trysni mbi Beogradin”, tha Kurti.

Kryeministri i Kosovës ka folur për investimet nga Austria dhe rritjen e eksporteve.

“Vitin që e lamë pas eksportet kosovare janë rritur për 23 për qind, ndërsa ato drejt Austrisë janë rritur për 28 për qind. Ne jemi të interesuar që eksportet të vazhdojnë të shtohen, por në anën tjetër jemi të interesuar për sa më shumë investitorë austriak që vijnë në Kosovë. E falënderova kancelarin Nehammer për mbështetjen e Austrisë edhe gjatë kohës së okupimit. Të mos harrojmë që para tri dekadave Austria ishte shteti i parë që i ka pranuar diplomat e Universitetit të Prishtinës”, tha Kurti.

Kurti ka thënë se Kosova llogaritë tek Austria edhe sa i përket anëtarësimit në Këshillin e Evropës. “Ata e kanë mirëpritur edhe aplikimin tonë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. I falënderova edhe për ushtarët austriak që kanë shërbyer në KFOR”./RTK/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani i LDK-së premton rrethrrotullim të ri në Fushë-Kosovë

Osmani i LDK-së premton rrethrrotullim të ri në Fushë-Kosovë

Policia e Kosovës dhe KFOR-i me ushtrim të përbashkët në veri

Policia e Kosovës dhe KFOR-i me ushtrim të përbashkët në veri

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Policia e Kosovës me plan operativ për zgjedhjet në 18 komuna më 9 nëntor

Instalimi i kamerave në kryeqytet drejt fundit, Komuna tregon pikat ku janë vendosur

Instalimi i kamerave në kryeqytet drejt fundit, Komuna tregon pikat ku janë vendosur

Emisioni “Ditari” 07.11.2025

Fabregas tregon të vetmin ndryshim midis epokës aktuale të Arsenalit dhe asaj të Wenger

Fabregas tregon të vetmin ndryshim midis epokës aktuale të Arsenalit dhe asaj të Wenger

Messi mund të rikthehet në “Camp Nou”, Laporta zbulon planin emocionues

Messi mund të rikthehet në “Camp Nou”, Laporta zbulon planin emocionues

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën