TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mungon gjykatësja, shtyhet për të dytën herë gjykimi për vrasjen e rëndë që ndodhi më 2015 në Lipjan

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Mungon gjykatësja, shtyhet për të dytën herë gjykimi për vrasjen e rëndë që ndodhi më 2015 në Lipjan

Dy të akuzuarit Bedrolli po ngarkohen se në shkurt të vitit 2015, në restorantin “Agoni” në fshatin Banullë të Lipjanit, pas një mosmarrëveshje mes tyre, në bashkëkryerje e kishin privuar nga jeta tani të ndjerin Urim Dushullovci, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Lidhur me mungesën e gjykatëses Bytyqi, kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Ngadhnjim Arrni njoftoi se e njëjta mungon për shkaqe shëndetësore.

Po ashtu, në seancën e sotme nuk ishte i pranishëm askush nga Prokuroria Themelore e Prishtinës.

Në mungesë të kushteve ligjore për mbajtjen e seancës, e njëjta u shty kurse e radhës pritet të mbahet më 30 janar 2023.

Ndryshe, seanca e kaluar është shtyrë në mungesë të përfaqësuesit nga Prokuroria Themelore e Prishtinës.

Ndryshe, për këtë rast është vendosur dy herë, herën e parë Gjykata Themelore në Prishtinë më 27 nëntor 2018, të akuzuarin Besnik Bedrolli, për vrasje të rëndë e kishte dënuar me 14 vjet e 6 muaj burgim, ndërsa për armëmbajtje pa leje, me 1 vit burgim. Ndaj tij, gjykata kishte shqiptuar dënim unik prej 15 vjet burgim efektiv.

Ndërsa, i akuzuari Bajram Bedrolli, për ndihmë në kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë”, ishte dënuar me 9 vite e 6 muaj burgim, kurse për armëmbajtje pa leje ishte dënuar me 1 vit burgim, mirëpo ndaj tij kjo gjykatë kishte shqiptuar dënimin unik prej 10 vite burgim.

Mirëpo, Gjykata e Apelit këtë rast e kishte kthyer në rigjykim, duke anuluar aktgjykimin e shkallës së parë.

Pas kthimit në rigjykim, Gjykata Themelore në Prishtinë më 24 korrik 2020 të akuzuarin Besnik Bedrolli për veprën penale “Vrasje e rëndë” e kishte dënuar me 11 vjet burgim, ndërsa për veprën penale të “Armëmbajtjes pa leje” me një vit e gjysmë burgim. Të njëjtit, gjykata i ka shqiptuar dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 12 vitesh.

Për të akuzuarin Bajram Bedrolli, gjykata ka bërë ricilësimin e veprës penale nga “Vrasje e rëndë” të kryer në bashkëkryerje, në veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, në dëm të të dëmtuarve Eroll Qyqalla dhe Skender Ademi.

“Nuk kemi gjetur që Bajram Bedrolli ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë nga neni 179, paragrafi 1 lidhur me paragrafin 1.5 të KPRK-së, në bashkëkryerje, nga neni 31. Në vështrim të nenit 360, gjykata ka gjetur se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, nga neni 188, paragrafi 2 të KPRK-së, në dëm të të dëmtuarve Eroll Qyqalla dhe Skender Ademi”, kishte thënë gjykatësja Krasniqi- Jashanica.

Të akuzuarit Bajram Bedrolli, për kryerjen e veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”, nga neni 188, paragrafi 2 të KPRK-së, i ishte shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 vite e 10 muaj. Pas ankesës së ushtruar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Gjykata e Apelit me aktvendimin e 11 marsit 2021, e ka anuluar vendimin e shkallës së parë dhe lëndën e ka kthyer në rigjykim./Betimi për Drejtësi/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shkatërrohen mbi 355 kilogramë narkotikë të konfiskuar

Shkatërrohen mbi 355 kilogramë narkotikë të konfiskuar

Deri tani, Bedri Hamza është kandidat i vetëm për kryetar të PDK-së

Deri tani, Bedri Hamza është kandidat i vetëm për kryetar të PDK-së

Clark sqaron deklaratën “sjelljen e keqe të tjerëve nuk është e drejtë t’ia atribuoni Thaçit”

Clark sqaron deklaratën “sjelljen e keqe të tjerëve nuk është e drejtë t’ia atribuoni Thaçit”

Hoti: Deklarata e Osmanit për “shkatërrim të 900 bandave,  autogol diplomatik

Hoti: Deklarata e Osmanit për “shkatërrim të 900 bandave, autogol diplomatik

Shkatërrohen mbi 355 kilogramë narkotikë të konfiskuar

Shkatërrohen mbi 355 kilogramë narkotikë të konfiskuar

Ukraina nënshkruan marrëveshje për blerjen e 100 avionëve luftarakë Rafale nga Franca

Ukraina nënshkruan marrëveshje për blerjen e 100 avionëve luftarakë Rafale nga Franca

Deri tani, Bedri Hamza është kandidat i vetëm për kryetar të PDK-së

Deri tani, Bedri Hamza është kandidat i vetëm për kryetar të PDK-së

Clark sqaron deklaratën “sjelljen e keqe të tjerëve nuk është e drejtë t’ia atribuoni Thaçit”

Clark sqaron deklaratën “sjelljen e keqe të tjerëve nuk është e drejtë t’ia atribuoni Thaçit”

Dhjetëra pelegrinë indianë vdesin në një aksident në Arabinë Saudite

Dhjetëra pelegrinë indianë vdesin në një aksident në Arabinë Saudite

Hoti: Deklarata e Osmanit për “shkatërrim të 900 bandave,  autogol diplomatik

Hoti: Deklarata e Osmanit për “shkatërrim të 900 bandave, autogol diplomatik

Rendi i ditës së konventës së PDK-së

Rendi i ditës së konventës së PDK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën