TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tahiri tha se Kurti po i fajëson të tjerët për dështimet, kurse po i merr meritat e institucioneve të pavarura

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Tahiri: Hetimi parlamentar është  një instrument i opozitës i rregulluar me ligj

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për dështimet e tij i fajëson të tjerët ndërsa arritjet, siç tha, të institucioneve të pavarura, ia atribuon vetes.

Përmes një statusi në Facebook, Tahiri tha se Kurti në postimin për të “arriturat” në fushën e luftimit të krimit të organizuar e korrupsionit, ia atribuoi vetës rezultatet e arritura nga institucionet e agjencive të pavarura në luftimin e kriminalitetit dhe, siç u shpreh Tahiri, i manipuloi qytetarët me shifra e fjalë.

“Çfarë meritash ka Kurti në çështjet operacionale të policisë, prokurorisë e agjencive tjera, kur këto institucione janë të pavarura në hetimin dhe ndjekjen e krimit? Çfarë roli ka luajtur
Qeveria Kurti në 854 operacionet policore? Për informatë, në vitin 2019 ishin realizuar 1,156 operacione policore dhe kjo ishte meritë e punës profesionale të policisë, prokurorisë e agjencive tjera të zbatimit të ligjit. Si atëherë, edhe sot, çdo rezultat i arritur në luftimin e krimit është meritë e institucioneve dhe agjencive të zbatimit të ligjit.

Kurti është duke vazhduar të manipulojë më fjalën “grupe kriminale” e duke dhënë shifra të larta të shkatërrimit të tyre. Por ekziston dallim substancial në mes të “grupeve kriminale” e “grupeve të organizuara kriminale”. Sikur në Kosovë brenda një viti të luftoheshin 69 grupe të organizuara kriminale, i bie që ne jemi shtet i kapur nga krimi i organizuar dhe me nivelin me të lartë të krimit në Evropë. Prandaj, Kryeministri Kurti nëse dëshiron të përvetësojë merita të institucioneve të pavarura, le të na tregojë se sa grupe të organizuara kriminale janë shkatërruar, pasi këto kanë rëndësi dhe jo grupet e trilluara nga qeveria”, tha Tahiri.

Sipas tij, Kurti tha se mbylli 16 rrugë ilegale por për 19 ditë bllokoi pjesëtarë të Policisë së Kosovës të cilët, jo vetëm që ishin në rrezik nga sulme të mundshme por i detyroi të flinin në dysheme e vetura, pa ushqim të rregullt e medikamente.

“Kurti tha që ka vazhduar me zbatimin e ligjshmërisë në të gjithë territorin e Republikës por amnistoi barrikaduesit që për 19 ditë bllokuan pjesën veriore të vendit dhe sulmuan policinë, qytetarët dhe pronën private e publike.

Tha që janë ndërtuar katër objekte dhe stacione policore në veri, por në fakt, këto janë objekte të improvizuara me kontejnerë.

Përgjegjësia e Qeverisë është hartimi dhe miratimi i politikave dhe ligjeve që forcojnë luftën kundër krimit. Por që dy vite, Qeveria Kurti nuk ka miratuar asnjë politikë apo ligj që forcon luftën kundër kriminalitetit. Përkundrazi, ka marrë veprime që në fakt e dobësojnë sundimin e ligjit”, tha Tahiri.

Tahiri ka përmendur mosemërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, udhëheqësin e Njësisë së Inteligjencës Financiare e mungesën e materialit për pasaporta dhe dokumente tjera personale.

“Që gati 5 muaj nuk e ka zgjedhur Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, për të cilën pozitë kishin aplikuar vetëm 5 kandidatë apo 3%, nga ata të cilët kishin të drejtë të aplikonin. Ky numër tejet i vogël është pikërisht rezultat i ndërhyrjeve të vazhdueshme të Kryeministrit Kurti në punën e policisë, ndërhyrje që ka ndikuar që pjesëtarët e policisë të mos kenë besim e vullnet për të punuar me këtë qeverisje.

Tash e një vit e gjysmë, Njësia e Inteligjencës Financiare ka mbetur me ushtrues detyre, sikurse edhe shumë pozita tjera të larta drejtuese.

Dështimin e Qeverisë në furnizimin e qytetarëve me pasaporta e dokumente personale, u munduan ta arsyetojnë me luftën në Ukrainë. Por e vërteta është që Ministria e Punëve të Brendshme me vonesë ka filluar procedurat e prokurimit në vitin 2022 dhe vetëm në qershor ka hapur ofertat, ndërsa ka bërë vlerësimin e ofertave jashtë çdo afati ligjor, duke vonuar procesin për shkak të ndërhyrjeve politike të kabinetit të Sveçlës. Sikur mos të ishin ndërhyrjet politike të Qeverisë, sot qytetarët e Republikës nuk do të kishin problem të furnizoheshin me pasaporta e dokumente personale”, ka shkruar Tahiri.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Clark: Pas takimit me Gligorov, njoftova Pentagonin se Millosheviqi do të krijonte një konflikt të ri

Clark: Pas takimit me Gligorov, njoftova Pentagonin se Millosheviqi do të krijonte një konflikt të ri

OEK: Vendimi i Supremes ndaj ZRRE-së, fitore ligjore për bizneset kosovare

OEK: Vendimi i Supremes ndaj ZRRE-së, fitore ligjore për bizneset kosovare

Rasti i “53 milionëshit”, ish ministri Zharku: S’ka pasur neglizhenca, Betchel Enka ka punuar aq sa ka pas buxhet

Rasti i “53 milionëshit”, ish ministri Zharku: S’ka pasur neglizhenca, Betchel Enka ka punuar aq sa ka pas buxhet

Albian Hajdari zbulon se çka e shtyu ta zgjidhte Kosovën para Zvicrës

Hajdari premton maksimumin ndaj Zvicrës

Clark: Pas takimit me Gligorov, njoftova Pentagonin se Millosheviqi do të krijonte një konflikt të ri

Clark: Pas takimit me Gligorov, njoftova Pentagonin se Millosheviqi do të krijonte një konflikt të ri

Akte sabotimi në linjën hekurudhore polake për në Ukrainë – autoritetet nisin hetimet

Akte sabotimi në linjën hekurudhore polake për në Ukrainë – autoritetet nisin hetimet

OEK: Vendimi i Supremes ndaj ZRRE-së, fitore ligjore për bizneset kosovare

OEK: Vendimi i Supremes ndaj ZRRE-së, fitore ligjore për bizneset kosovare

Foda flet për rikthimin e madh të Zhegrovës në Kombëtaren e Kosovës

Foda premton fytyrë tjetër të Kosovës

Albian Hajdari zbulon se çka e shtyu ta zgjidhte Kosovën para Zvicrës

Hajdari i përgjigjet Xhakës

Dënim me vdekje për ish-kryeministren e Bangladeshit për krime kundër njerëzimit

Dënim me vdekje për ish-kryeministren e Bangladeshit për krime kundër njerëzimit

Rasti i “53 milionëshit”, ish ministri Zharku: S’ka pasur neglizhenca, Betchel Enka ka punuar aq sa ka pas buxhet

Rasti i “53 milionëshit”, ish ministri Zharku: S’ka pasur neglizhenca, Betchel Enka ka punuar aq sa ka pas buxhet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën