TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Avokati i angazhuar në një tjetër seancë, shtyhet gjykimi për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Avokati i angazhuar në një tjetër seancë, shtyhet gjykimi për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Një gjë e tillë, është konfirmuar nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Valon Kurtaj, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësi Kurtaj tha se avokati Korenica e ka njoftuar gjykatën se është i angazhuar në një seancë tjetër, andaj nuk mund të jetë i pranishëm.

Gjithashtu, i njëjti tha se për anulimin e kësaj seance janë njoftuar të gjitha palët.

Seanca e radhës pritet të mbahet më 11 janar 2023, e cila veçse ka qenë e caktuar.

Të akuzuarit Nedejklo Spasojeviq, Marko Roshiq, Rade Basara dhe Silvana Arsoviq ngarkohen se në bashkëpunim edhe me të pandehurit që janë në arrati Zheiko Bojiç, Zvonko Veselinoviç dhe Milan Radoiçiç kanë kryer vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Seanca fillestare ishte mbajtur më 11 shkurt 2020, kurse Gjykata Themelore në Prishtinë, më 6 prill 2020, kishte refuzuar kërkesat për hudhjen e aktakuzës dhe kundërshtimet e provave.

Pas ankesave të katër avokatëve, Gjykata e Apelit kishte aprovuar ankesat e mbrojtësve dhe çështja ishte kthyer në rivendosje.

Sipas Apelit, në rivendosje nga gjykata e shkallës së parë duhet të eliminohen kundërthëniet, duke i dhënë mundësi prokurorit për t’u deklaruar ose për ta korrigjuar dhe plotësuar aktakuzën në mënyrë që aktakuza të jetë në përputhje me nenin 241 të KPPRK-së.

Më pas, më 10 nëntor 2020, Prokuroria Speciale kishte përpiluar aktakuzën, ku thuhet se të pandehurit Nedejklo Spasojeviq, Marko Roshiq, Rade Basara dhe Silvana Arsoviq, nga viti 2014 deri në vitin 2018, respektivisht me datën 16 janar 2018, në qytetin e Mitrovicës, në bashkëpunim me të pandehurit Zheiko Bojiç, Zvonko Veselinoviç dhe Milan Radoiçiç, të cilët gjenden në arrati dhe me dy të pandehur tjerë që deri më tani janë të panjohur për organet e rendit, duke vepruar si grup i organizuar dhe i strukturuar, me hiearki në grup dhe me role të përcaktuara, nën udhëheqjen e të pandehurve Zvonko Veselinoviç dhe Milan Radoiçiç, në atë mënyrë që të gjithë të pandehurit në vazhdimësi dhe në bashkëveprim ndërmjet vete, me qëllim të shtrirjes së kontrollit në pjesën veriore të Mitrovicës, si në jetën politike dhe ekonomike dhe veprimtarinë e përgjithshme të grupit kriminal të organizuar, kanë vepruar me dashje dhe dijeni për të kryer veprën penale të vrasjes së rëndë, ku secili nga të pandehurit ditën kritike kur edhe ka ndodhur vrasja e tani të ndjerit Oliver Ivanoviq, kanë kryer veprime inkriminuese konkrete për qëllim të grupit në fjalë, me ç’rast si pasojë e veprimeve të këtij grupi kriminal të organizuar ka ardhë deri te vrasja e tani të ndjerit Ivanoviq./BetimipërDrejtësi/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Clark: Pas takimit me Gligorov, njoftova Pentagonin se Millosheviqi do të krijonte një konflikt të ri

Clark: Pas takimit me Gligorov, njoftova Pentagonin se Millosheviqi do të krijonte një konflikt të ri

OEK: Vendimi i Supremes ndaj ZRRE-së, fitore ligjore për bizneset kosovare

OEK: Vendimi i Supremes ndaj ZRRE-së, fitore ligjore për bizneset kosovare

Rasti i “53 milionëshit”, ish ministri Zharku: S’ka pasur neglizhenca, Betchel Enka ka punuar aq sa ka pas buxhet

Rasti i “53 milionëshit”, ish ministri Zharku: S’ka pasur neglizhenca, Betchel Enka ka punuar aq sa ka pas buxhet

Wesley Clark nis dëshminë në Hagë

Akte sabotimi në linjën hekurudhore polake për në Ukrainë – autoritetet nisin hetimet

Akte sabotimi në linjën hekurudhore polake për në Ukrainë – autoritetet nisin hetimet

OEK: Vendimi i Supremes ndaj ZRRE-së, fitore ligjore për bizneset kosovare

OEK: Vendimi i Supremes ndaj ZRRE-së, fitore ligjore për bizneset kosovare

Foda flet për rikthimin e madh të Zhegrovës në Kombëtaren e Kosovës

Foda premton fytyrë tjetër të Kosovës

Albian Hajdari zbulon se çka e shtyu ta zgjidhte Kosovën para Zvicrës

Hajdari i përgjigjet Xhakës

Dënim me vdekje për ish-kryeministren e Bangladeshit për krime kundër njerëzimit

Dënim me vdekje për ish-kryeministren e Bangladeshit për krime kundër njerëzimit

Rasti i “53 milionëshit”, ish ministri Zharku: S’ka pasur neglizhenca, Betchel Enka ka punuar aq sa ka pas buxhet

Rasti i “53 milionëshit”, ish ministri Zharku: S’ka pasur neglizhenca, Betchel Enka ka punuar aq sa ka pas buxhet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën