Në një njoftim të misionit të SHBA-së në NATO, thuhet se paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor janë të rëndësishme për të gjithë evropianët.
Po ashtu është theksuar se SHBA-ja, NATO dhe BE janë të përkushtuara të punojnë me Kosovën dhe Serbinë për të gjetur një zgjidhje.
“Paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor janë të rëndësishme për të gjithë evropianët. Shtetet e Bashkuara, aleatët tanë të NATO-s dhe BE-ja janë të përkushtuara të punojnë me Serbinë dhe Kosovën për të gjetur një zgjidhje dhe rrugë përpara në interes të stabilitetit, sigurisë dhe mirëqenies së të gjitha komuniteteve”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook. /Teve1.info/