TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rreth 24 mijë familje në Kosovë jetojnë me ndihmë sociale, mbi 93 mijë banorë në varfëri

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
UNICEF paralajmëron se mbi 41 mijë qytetarë në Kosovë do të bien në varfëri

Agjencia e Statistikave të Kosovës nuk ka të dhëna të reja për numrin e qytetarëve të cilët jetojnë në këtë gjendje, derisa të dhënat e fundit i përkasin vitit 2017.

Ndërkaq, Kryqi i Kuq i Kosovës në vit shpërndan mbi 10 mijë pako ushqimore e higjienike për familjet që jetojnë në kushte jo të mira financiare.

Në përgjigjen e Departamentit për Punë dhe Mirëqenie Sociale pranë Ministrisë së Financave nuk tregojnë për komuna dhe shifrat për tërë vitin, por bazuar në të dhënat e vetëm një muaji për familjet në nevojë janë dedikuar rreth 3 milionë euro.

“Të gjitha familjet e përzgjedhura/kualifikuara për ndihmë sociale, varësisht nga numri i pikëve dhe numri i anëtarëve të familjes, për çdo muaj realizojnë ndihmë sociale. Bazuar në të dhënat e muajit tetor/2022 numri i shfrytëzuesve në ndihmë sociale është 23.661 familje, me 93.451 anëtarë të familjes në shumë prej 2,969,350.00 eurosh”, thuhet në këtë përgjigje.

Për numrin e qytetarëve që jetojnë në varfëri nuk ka të dhëna as Agjencia e Statistikave të Kosovës. Këta të fundit thonë se shifrat e fundit janë të vitit 2017.

“Bazuar në të dhënat e Anketës së Buxhetit të Ekonomive Familjare (ABEF) 2017, është vlerësuar se 18% e popullsisë së Kosovës jeton nën kufirin e varfërisë, me 5.1% të popullsisë nën kufirin e varfërisë së skajshme”, thuhet në këtë publikim.

Armend Shala nga Kryqi i Kuq i Kosovës thotë se nuk kanë vërejtur ndonjë dallim në uljen apo rritjen e numrit të familjeve që jetojnë në kushte të vështira financiare. Ai tregon se edhe vitin e kaluar kanë ndihmuar shumë familje me mbi 10 mijë pako ushqimore.

“Si Kryq i Kuq i Kosovës kemi ndihmuar në bazë të listave që ne kemi të nevojtarëve, kemi ndihmuar diku mbi 10 mijë pako për vit. Nuk shohim ndonjë dallim prej vitit në vit edhe këtë që e bëjmë si aktivitet tradicional, shpërndarjen e pakove ushqimore, higjienike kemi bërë për të gjitha kategoritë. Normalisht ne i kemi të kategorizuara familjet në bazë të nevojave të tyre, kushtet esenciale të tyre, punësimin, kushtet ekonomike dhe i kemi dhënë përparësi gjithmonë rasteve të cilat janë më të veçanta. Për shembull nënat që janë kryefamiljare të cilat kanë fëmijë shumë, familjet e mëdha e kështu me radhë”, thotë ai.

Ai shton se gjatë vitit të kaluar numër i madh i bizneseve kanë ofruar produkte ushqimore dhe veshmbathje. Shala tregon se qytetet e vogla edhe gjatë vitit 2022 kanë prirë me raste sociale.

Në vitin 2021, kanë qenë mbi 100 mijë banorë të Kosovës, të cilët kanë jetuar me më pak se 100 euro. Kështu, 26 mijë familje kanë përfituar nga asistenca sociale. /KP/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Fjala e Kadri Veselit para Prokurorisë

Fjala e Kadri Veselit para Prokurorisë

Veseli para Gjykatës: S’ka prova që kam kryer krime, familja ime ka jetuar në persekutim

Veseli para Gjykatës: S’ka prova që kam kryer krime, familja ime ka jetuar në persekutim

Thaçi: Prokuroria më dha shumë tituj e grada, e vërteta është ndryshe

Thaçi: Prokuroria më dha shumë tituj e grada, e vërteta është ndryshe

Thaçi nis fjalën përfundimtare në Hagë

Thaçi nis fjalën përfundimtare në Hagë

Fjala e Kadri Veselit para Prokurorisë

Fjala e Kadri Veselit para Prokurorisë

UEFA i nis hetimet për rastin e Vinícius Jr, akuza për sjellje diskriminuese

UEFA i nis hetimet për rastin e Vinícius Jr, akuza për sjellje diskriminuese

Veseli para Gjykatës: S’ka prova që kam kryer krime, familja ime ka jetuar në persekutim

Veseli para Gjykatës: S’ka prova që kam kryer krime, familja ime ka jetuar në persekutim

Thaçi: Prokuroria më dha shumë tituj e grada, e vërteta është ndryshe

Thaçi: Prokuroria më dha shumë tituj e grada, e vërteta është ndryshe

Thaçi nis fjalën përfundimtare në Hagë

Thaçi nis fjalën përfundimtare në Hagë

Thaçi: Është vetëm një e vërtetë, unë jam i pafajshëm

Thaçi: Është vetëm një e vërtetë, unë jam i pafajshëm

Orav takon Haxhiun, i përmend ligjet që Kuvendi duhet t’i ketë prioritet

Orav takon Haxhiun, i përmend ligjet që Kuvendi duhet t’i ketë prioritet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën