TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

HANDIKOS: 40 personave paraplegjikë dhe tetraplegjikë iu përgjysmua pensioni dhe iu hoq kujdestari

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
HANDIKOS: 40 personave paraplegjikë dhe tetraplegjikë iu përgjysmua pensioni dhe iu hoq kujdestari

Maliqi e ka quajtur shqetësues vlerësimin nga komisionet përkatëse që janë bërë ndaj personave paraplegjikë dhe tetraplegjikë duke ia përgjysmuar pensionin dhe hequr të drejtën për kujdestar rreth 40 vetave.

“Komisionet vlerësuese nuk i kanë vlerësuar drejtë personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë, kanë pësuar duke mos pasur mundësi që ta kenë kujdestarin dhe mbështetjen për materiale për inkontinencë. Këto komisione nuk kanë informata sa duhet dhe nuk e zbatojnë rregulloren e tyre sa duhet dhe nuk kanë njohuri për pasojat e një komplikimi paraplegjik dhe tetraplegjik. Ka qenë edhe më herët por këtë vit ka ndodhur në numër shumë më të madh për arsye se ka ardhur koha e rivlerësimit të personave me aftësi të kufizuara. Këto komisione vlerësuese po mendojnë që gjendja e tyre është përmirësuar dhe në fakt është përkeqësuar, kemi informata nga departamenti i pensioneve se diku për 5 vite afër 40 persona paraplegjikë dhe tetraplegjikë kanë ndërruar jetë si pasojë e komplikimeve shëndetësore dhe mos marrjes së shërbimeve të duhura shëndetësore. Si organizatë diku i kemi rreth 40 persona që iu ka mohuar kjo e drejtë, është larguar nga grupi i parë në grupin e dytë, iu ka mohuar e drejta e kujdestarit dhe një shumë e caktuar”, thekson ai.

Maliqi thotë se viti 2022 edhe pse ishte shpallur si vit i personave me aftësi të kufizuara nga Qeveria e Kosovës, personat e kësaj kategorie nuk kanë vënë re asnjë ndryshim pozitiv në jetën e tyre.

Drejtori i shoqatës “Hendikos”, Afrim Maliqi, një nga problemet tjera e veçon edhe mospërfshirjen në sistemin arsimor të fëmijëve me nevoja të veqnata.

Sipas tij, janë rreth 88 për qind të fëmijëve me nevoja të veçanta që nuk janë të përfshirë në sistemin arsimor.

“MASHT e ka rritur numrin e asistentëve apo mësimdhënësve në shkolla këtë vit, por kjo nuk mjafton se vetëm një numër i vogël i personave me aftësi të kufizuara është i përfshirë në arsim, sipas statistikave vetëm 12% janë të përfshirë në arsim, 88% e fëmijëve janë jashtë sistemit arsimor”, thotë Maliqi.

Kurse, drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, Habit Hajredini shprehet se në vitin 2022 kanë ndodhur disa lëvizje për të mirë për qytetarët me aftësi të kufizuara.

Hajredini thekson se gjatë vitit 2022 në disa Qendra të Mjekësisë Familjare janë vendosura tabletë informativë me gjuhën e shenjave për personat që nuk dëgjojnë.

“Shohim një progres të mirë, shohim një lëvizje progresive që është bërë në zbatim të kalendarit, shumë gjëra janë në proces që duhet të ndodhin edhe vitin që vjen, por ka qenë një mobilizim institucional, i gjithë akterëve për të realizuar këtë kalendar të aktiviteteve. Ka qenë dinamikë shumë e madhe, ne e dimë që për një vit nuk mund të rregullojmë problemet e shumta që kemi por ka pas progres. Ne gjatë vitit 2022, që e vlerësoj shumë kemi arritur që të procedojmë, të zotojmë mjete, për sintezën vokale në gjuhën shqipe për personat e verbër”, ka thënë ndër të tjera Hajredini.

Hajredini shprehet se sfidë për këta pjesëtarë të shoqërisë sonë mbetet qasja dhe punësimi.

“Kemi pilotuar 5 komuna, kemi identifikuar nevojën me prioritare që duhet të intervenojnë komunat për ta rregulluar infrastrukturën, qasjen, jo vetëm trotuaret e objektet, qoftë shkollat, teatrot që janë më prioritare dhe më të rëndësishme, është marrë nisma gjatë tërë vitit është punuar, është identifikuar problemi dhe presim që ato të fillojnë të intervenohen… Ka edhe nisma që nuk kanë përkuar dhe nuk kanë sjellë realizim, progres, disa edhe për shkaqe buxhetore dhe të proceseve të tjera sidomos tek komponenta e punësimit është një nga sfidat më të mëdha që kemi”, shton Hajredini./KP/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Veseli para Gjykatës: S’ka prova që kam kryer krime, familja ime ka jetuar në persekutim

Veseli para Gjykatës: S’ka prova që kam kryer krime, familja ime ka jetuar në persekutim

Thaçi: Prokuroria më dha shumë tituj e grada, e vërteta është ndryshe

Thaçi: Prokuroria më dha shumë tituj e grada, e vërteta është ndryshe

Thaçi nis fjalën përfundimtare në Hagë

Thaçi nis fjalën përfundimtare në Hagë

Thaçi: Është vetëm një e vërtetë, unë jam i pafajshëm

Thaçi: Është vetëm një e vërtetë, unë jam i pafajshëm

Veseli para Gjykatës: S’ka prova që kam kryer krime, familja ime ka jetuar në persekutim

Veseli para Gjykatës: S’ka prova që kam kryer krime, familja ime ka jetuar në persekutim

Thaçi: Prokuroria më dha shumë tituj e grada, e vërteta është ndryshe

Thaçi: Prokuroria më dha shumë tituj e grada, e vërteta është ndryshe

Thaçi nis fjalën përfundimtare në Hagë

Thaçi nis fjalën përfundimtare në Hagë

Thaçi: Është vetëm një e vërtetë, unë jam i pafajshëm

Thaçi: Është vetëm një e vërtetë, unë jam i pafajshëm

Orav takon Haxhiun, i përmend ligjet që Kuvendi duhet t’i ketë prioritet

Orav takon Haxhiun, i përmend ligjet që Kuvendi duhet t’i ketë prioritet

Ismajli nuk luan as ndaj Bolognas

Torino pa Ismajlin edhe ndaj Genoas

Zhbllokohet rruga drejt Malit të Zi, e kalueshme për të gjitha llojet e automjeteve

Zhbllokohet rruga drejt Malit të Zi, e kalueshme për të gjitha llojet e automjeteve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën