TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Nuk parashihet ulja e çmimeve këtë vit në Kosovë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Nuk parashihet ulja e çmimeve këtë vit në Kosovë

Ujkan Bajra

Profesori i Universitetit të Prishtinës, Ujkan Bajra, tha se vitin që shkoi ekonomia kosovare është goditur më së shumti, kjo për shkak të shkallës së lartë të inflacionit, e krizave të njëpasnjëshme.

Bajra tha se ndihmat e Qeverisë për t’i përballuar këto vështirësi si për bizneset si për familjet kanë qenë të vogla dhe se nuk kanë pasur efekt për ta përballuar inflacionin.

“Ka qenë viti që ka goditur më së shumti ekonomin kosovare, e në veçanti ekonomit familjare kanë qenë të goditura nga shkalla e lartë e inflacionit e cila e ka shoqëruar ekonominë, sidomos në periudhën e dytë më tepër. Në muajin nëntor shkalla e inflacionit ka qenë afër 12 për qind edhe kjo natyrisht që ka reflektuar edhe në dobësimin e fuqisë blerëse të konsumatorëve, që i bie që një konsumator realisht për mallin e njëjtë ka paguar ma shumë”, tha Bajra.

Sipas tij, ndihma e qeverisë për ta përballuar krizën e inflacionit karshi bizneseve ka qenë minimale.

“Nëse këto ndihma e kanë përballu shkallen e lartë të inflacionit me modesti mund të them që efektet për ta kanë qenë jashtëzakonisht të ulëta”, tha ai.

Profesori Bajra tha se gjatë vitit 2023 nuk pritet që të ketë ulje të çmimeve, por sipas tij, do të këtë stabilizim të çmimeve.

Ai tha se në çmimet e produkteve nuk mund të ketë rënie për shkak se inflacioni është i lidhur edhe me faktorë të tjerë ndikues, siç është mungesa në zinxhirin e furnizimit e mungesat në fuqinë punëtore.

“Sidomos në gjashtë mujorin e dytë të viti 2022, se Kosova është një treg i vogël edhe natyrisht së është e ndikuar prej tregjeve globale, tregjeve evropiane në këtë rast, edhe në gjashtë mujorin e dytë të viti 2022 ne e shohim se bankat qendrore në nivel evropian por edhe në ShBA kanë ndërmarr masa që të kontrollojnë shkallën e inflacionit. Ajo kryesisht bëhet përmes politikave monetare, faktori i parë që ndikon në pakësimin e parasë në qarkullim është rritja e normave të interesit tekë kreditë pra kreditë bëhen më të shtrenjta dhe në fund të vitit 2022-të e shohim që ka një rënie të lehtë të inflacionit edhe kjo i atribuohet rritjes, ose më thënë më thjeshtë kreditë janë bërë më të shtrenjta për të ulur kërkesën”, tha Bajra.

Profesor Bajra tha se nuk beson se do të ketë ulje të çmimeve.

“Nuk mendoj që do të ketë rënie të çmimeve, ajo çka mund të arrihet përmes saj është stabilizimi i çmimeve, mbetja aty ku është, mirëpo është vështir e parashikueshme që çmimet do të bien, për shkak se inflacioni është i lidhur edhe me faktorë të tjerë ndikues siç është mungesa në zinxhirin e furnizimit, mungesat në fuqinë punëtore gjitha këto i bëjnë produktet më të shtrenjta. Në momenti që këto produkte janë më të shtrenjta, atëherë gjasat për të ra çmimet janë minimale, do të mbesin konstante nën këta faktor me tendencë të stabilizimit”, tha ai./EO/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu thërret në takim kryetarët e komisioneve parlamentare

Haxhiu thërret në takim kryetarët e komisioneve parlamentare

Tërnava uron muajin e Ramazanit: Të reflektojmë për dashurinë ndaj fesë dhe dashurinë ndaj atdheu

Tërnava uron muajin e Ramazanit: Të reflektojmë për dashurinë ndaj fesë dhe dashurinë ndaj atdheu

Avokati i Veselit: Gjykata nuk mund të shpallë fajësi nëse mbështetet në thashetheme

Avokati i Veselit: Gjykata nuk mund të shpallë fajësi nëse mbështetet në thashetheme

Emiratet e Bashkuara Arabe, Tajlanda dhe Bangladeshi urojnë Kosovën për përvjetorin e Pavarësisë

Skitarja Kryeziu, sërish del nga shtegu

Ilievski i Prishtinës shpallet “Ylli i Javës”

Ilievski i Prishtinës shpallet “Ylli i Javës”

Avokati i Veselit: Gjykata nuk mund të shpallë fajësi nëse mbështetet në thashetheme

Avokati i Veselit: Gjykata nuk mund të shpallë fajësi nëse mbështetet në thashetheme

Goditje për Kosovën e Napolin, Rrahmani dy muaj jashtë fushe

Goditje për Kosovën e Napolin, Rrahmani dy muaj jashtë fushe

Emiratet e Bashkuara Arabe, Tajlanda dhe Bangladeshi urojnë Kosovën për përvjetorin e Pavarësisë

Emiratet e Bashkuara Arabe, Tajlanda dhe Bangladeshi urojnë Kosovën për përvjetorin e Pavarësisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën