Osmani ka kujtuar edhe sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari me familje.
Teksa tha se, sakrifica e dëshmorëve dhe e veteranëve të UÇK-së, do të na shërbejë si udhërrëfyes për forcimin e shtetit dhe mbrojtjen e lirisë së fituar.
“Në Ditën e Veteranit të UÇK-së, kujtojmë me respekt të gjithë ata djem e vajza të Ushtrisë sonë Çlirimtare, të cilët e bën të mundshme lirinë tonë.Sot kujtojmë edhe sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari me familje, i cili më 30 dhjetor të vitit 1991 pati betejën e parë me forcat e regjimit gjenocidal serb, duke shënuar fillet e rezistencës së armatosur dhe njëherit paralajmërimin e lirisë sonë. Sakrifica e dëshmorëve dhe e veteranëve të UÇK-së, do të na shërbejë si udhërrëfyes për forcimin e shtetit dhe mbrojtjen e lirisë së fituar me mund”, ka shkruar ajo./teve1.info./