TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

KMDLNj: Situata në veri e rëndë, barrikadat po cenojnë të drejtat e njeriut

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
KMDLNj: Situata në veri e rëndë, barrikadat po cenojnë të drejtat e njeriut

Kryetari Behxhet Shala thotë se barrikadat e vendosura nga serbët lokalë po pengojnë procesin mësimor, furnizimin, qasjen në shërbime publike e shëndetësi. Sipas tij, çdo veprim i institucioneve të vendit mund të konsiderohet si i dhunshëm, por një gjë të tillë nuk do ta lejojnë as ndërkombëtarët.

Mëngjesin e së martës është vendosur edhe një barrikadë tjetër prej dy kamionëve të mbushur me zhavorr në rrugën magjistrale Mitrovicë – Zveçan, përtej vendit të quajtur “Kërshi i Dudës”.

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behxhet Shala thotë për KosovaPress se barrikadat e vendosura po menaxhohen nga Beogradi.

“Realisht është një situatë e rëndë, është një situatë e cila kushtëzon lirinë e lëvizjes për gjthë qytetarët atje, shqiptarë, serbë e të tjerë. E pengon procesin e arsimit, furnizimit, qasjes në shërbime publike e shëndetësi. Është një situatë krejtësisht e padurueshme, mirëpo barrikadat janë vendosur nga një qendër, nga Beogradi, menaxhohen nga Beogradi dhe ato janë vendosur me qëllim që ta vënë Kosovën në para një akti të kryer në mënyrë që ata ta forcojnë pozitën negociuese. Ndërkaq, Kosova e dobëson pozitën negociuese, për faktin që tash në qoftë se hyhet në bisedime apo pashmangshëm do të hyhet në bisedimeve për ato barrikada, ata do të kenë kërkesa të reja që më parë nuk i kanë pasur”, deklaron Shala për KosovaPress.

Për barrikadat e vendosura nga serbët lokalë, Shala shton se bashkësia ndërkombëtare nuk po bën presion.

“Është një gabim i madh në qoftë se mendohet që të drejtat e njeriut janë të rrezikuara në veri dhe nuk iu ka mbetur tjetër rrugë përveç barrikadave. Barrikada është një testim që kanë bërë serbët qysh nga lufta e Kroacisë edhe për fat të keq gjithmonë ju ka dhezur”, shton kryetari i KMDLNj-së.

Kryetari i KMDLNj-së thekson se kjo situatë mund të shpërthejë nëse nuk bëhet vlerësimi i duhur nga palët.

“Meqë kemi hyrë në një cak të mbyllur është bukur problem të intervenohet sepse çdo intervenim i PK-së apo institucioneve të Kosovës do të merrej si një veprim i dhunshëm dhe do ta provokonte reagimin e palës tjetër, por mendoj që edhe ndërkombëtarët që janë shumë opurtunist në këtë çështje, as ata nuk do të lejonin që me një veprim të pamatur qoftë të njërës palë, e qoftë të tjetrës të kontribuohet në përshkallëzimin e situatës”, përfundon Shala.

Tash e më shumë se dy javë, në veri të vendit janë vendosur barrikada nga serbët lokalë. Në fillim, barrikadat u vendosën për të kundërshtuar arresimin e ish-policit serb të Kosovës, Dejan Pantiq. /KP/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Po shkonin për të shuar zjarret, 6 ushtarë lëndohen pas një aksidenti në Shqipëri

Shqipëria siguron hua prej 302 milionë dollarësh nga SHBA për modernizimin e mbrojtjes

Spahiu: Rama duhet të shkojë në burg, ka bërë keqpërdorime të mëdha

Spahiu: Rama duhet të shkojë në burg, ka bërë keqpërdorime të mëdha

Eksperti i Ballkanit kërkon më shumë presion ndaj mosnjohësve të Kosovës

Eksperti i Ballkanit kërkon më shumë presion ndaj mosnjohësve të Kosovës

Kroacia nesër nis për Kosovë kontigjentin e 41-të të ushtarëve në kuadër të KFOR-it

Kroacia sinjalizon rritjen e pranisë ushtarake në Kosovë

Përplasje mes dy trenave në Angli, raportohet një viktimë dhe shumë të lënduar

Irani sinjalizon përfshirje më të madhe të Gazës në planet rajonale të paqes

Irani sinjalizon përfshirje më të madhe të Gazës në planet rajonale të paqes

Nëna e heroit Ali Ajeti e emocionuar pas zbulimit të pllakës përkujtimore, në Shtedim të Podujevës

Nëna e heroit Ali Ajeti e emocionuar pas zbulimit të pllakës përkujtimore, në Shtedim të Podujevës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën