Kodra ka thënë se duhet të dorëhiqet edhe drejtori i këtij institucioni
“Një drejtor i një institucioni nuk mund të jetë përgjegjës për të gjitha fajet që i kanë punëtorët në institucionin e tij. Atij mund t’i përvidhen disa gjëra por të ketë kuptuar të ketë kuptuar se një akt i tmerrshëm ka ndodhur dhe të mos ketë bërë asnjë veprim qoftë për të shkaktuar zinxhirin për atë rast apo për të njoftuar policinë, unë nuk mendoj se ai mund të vazhdojë të jetë më drejtor i atij institucioni. Nuk është më privilegj”, shtoi Kodra. /Teve1.info/