TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

PDK bojkoton fjalimin e Osmanit: Është farsë dhe pa asnjë përmbajtje

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A

Foto ilustruese

Në një komunikatë për media, nga PDK-ja thonë se ky organizim është “një tjetër spektakël i pushtetit, që përmes rregullave formale të raportimit para Kuvendit, të mbulojë dështimin e mospunës së Presidentes”, përcjell teve1.info

“Gjuha jo unifikuese, tejet polarizuese dhe përçarëse e presidentes Osmani, apo heshtja kur e ka obligim të jetë në shërbim të çdo qytetari nga frika se mos nuk është në pajtim me partnerin e saj politik, janë shembuj tipik të një personi që nuk është kredibil ta ushtrojë detyrën shtetërore që aktualisht e gëzon. Shembujt për këtë janë të shumtë, përfshirë edhe ato të ndërhyrjeve në punësime të familjarëve, shkarkimeve politike dhe mosmbështetjes së punonjësve në sektorin e arsimit, atë të shëndetësisë dhe shërbyesve civilë. Grupi Parlamentar i PDK-së vlerëson se po të mos ishte prirja joparimore e këtij pushteti për të prodhuar performanca të tilla neveritëse mbase këtë ngjarje ky pushtet ka qenë e udhës ta organizojë në zyrat e Vetëvendosjes përballë aktivistëve të kësaj partie, e jo para të deputetëve të Republikës”, thuhet në njoftim.

Tutje theksohet se për një vit, presidentja Osmani ka qenë kundër deputetëve të Kosovës.

“Kujtojmë vetëm disa nga veprimet e Presidentes Osmani kundër institucioneve të pavarura të Republikës: Shkarkimi znj. Daka, ka heshtur dhe mbrojtur rastet më skandaloze korruptive si ai i Martin Berishaj, ajo nuk ka qenë transparente as gjatë deklarimit të pasurisë së saj, nuk ka mbrojtur interesat e sindikatave dhe qytetarëve, nuk ka bërë as të vetmen përpjekje për të instaluar dialogun social dhe institucional në Kosovë. Me miq ndërkombëtarë është sjellë me arrogancë dhe nuk e ka as edhe një vendosje të marrëdhënieve diplomatike ndërkombëtarisht. Në nivelin kombëtar, me Shqipërinë është sjellë si grindavece partiake duke dështuar kështu në përfaqësimin vëllazëror të Kosovës dhe Shqipërisë. Znj. Osmani, përkundër faktit që vet është një grua, nuk ka bërë as të vetmin hap drejt fuqizimit të lidershipit të grave në Kosovë, përkundrazi në mesin e tyre ka shkaktuar përçarje, duke avancuar vetëm gratë e pushtetit dhe partisë së saj fantome GUXO”, bëhet e ditur në komunikatë.

Sipas PDK-së, presidentja asnjëherë nuk e ka ngritur zërin për drejtësinë vendore dhe ndërkombëtare.

“Në kompetencat e saj që i takojnë, ajo nuk ka vepruar për sigurinë. Për Veriun dhe qytetarët atje nuk gjeti kohë për vizitë, përpos sa ishte në fushatë për LVV, etj. Për këto dhe shumë arsye të tjera të njohura për qytetarët, PDK refuzon të marrë pjesë në këtë seancë”, theksohet në njoftimin e PDK-së.

PDK-ja potencoi se qëllimi i tyre është ruajtja e integritetit të institucionit të Presidencës në Kosovë. /Teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Abdixhiku: Po nisim një lëvizje të madhe e shprese për Republikën e Kosovës

Abdixhiku: Po nisim një lëvizje të madhe e shprese për Republikën e Kosovës

Rugova: Shpresoj që ky bashkim do të sjellë një fitore të madhe për LDK-në

Rugova: Shpresoj që ky bashkim do të sjellë një fitore të madhe për LDK-në

Shqipëria hapi negociatat, cilët janë hapat për anëtarësim

Dialogu Kosovë-Serbi në fokus të takimit të ministrave të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Abdixhiku: Mandatimi i Konjufcës për formimin e Qeverisë, humbje kohe

LDK denoncon fushatë të koordinuar manipulimi digjital ndaj Abdixhikut dhe komunikimit të tij publik

Abdixhiku: Po nisim një lëvizje të madhe e shprese për Republikën e Kosovës

Abdixhiku: Po nisim një lëvizje të madhe e shprese për Republikën e Kosovës

Barcelona – Real Madrid, derbi i mbrëmjes

Barcelona – Real Madrid, derbi i mbrëmjes

Rugova: Shpresoj që ky bashkim do të sjellë një fitore të madhe për LDK-në

Rugova: Shpresoj që ky bashkim do të sjellë një fitore të madhe për LDK-në

Sigal Prishtina e Peja obligohen nga FBK të mbajnë Kuvendet Zgjedhore

Trepça – Bashkimi, sonte në “Minatori”

Muriqi sfidon Mbappen

Muriqi sfidon Mbappen

Malisheva merr pikë në Ferizaj

Malisheva merr pikë në Ferizaj

Gashi i artë, Ukaj e bronztë në Ballkanik

Gashi i artë, Ukaj e bronztë në Ballkanik

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën