Është dita e dytë e Epopesë së UÇK-së. Por në Burojë të Skenderajt është një ditë e zakonshme. Këtu nuk po shënohet asnjë aktivitet, madje nuk valon as flamuri i UÇK-së e ai shtetëror.
Kjo pasi bashkëvendësi i tyre, Hashim Thaçi, njëri ndër ish-krerët UÇK-së, më shumë se një vit po qëndron i mbyllur në burgjet e Hagës.
Banorët e këtushëm shprehen të bindur se ish-presidenti është i pafajshëm.
Madje presin kthimin e shpejtë të tij.
Storie e realizuar nga Doresa Geci.