Presidenca ka njoftuar se në këtë ceremoni do të marrin pjesë presidentja, Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministri, Albin Kurti.
“Nesër (14.12.2022), në orën 11:00 do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian nga Presidentja Vjosa Osmani, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe Kryeministri, Albin Kurti”, thuhet në njoftim./teve1.info/