Ky propozim-vendim i ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, u miratua në mbledhjen e sotme të Qeverisë.
Kjo shumë do të ndahet për 22 komuna, përcjell teve1.info
“Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do të mbuloj 82% të dëmeve në bujqësi për 22 komuna të vendit të cilat raportuan në Komisionin për shqyrtimin e raporteve për dëmet që u janë shkaktuar në komunën përkatëse. Kompensim të dëmeve në vlerë totale prej 2.826.464,05 Euro do të përfitojnë fermerët nga komuna e Deçanit, Drenasit, Ferizajt, Gjakovës, Gjilanit, Istogut, Junikut, Kamenicës, Leposaviqit, Lipjanit, Malishevës, Mitrovicës, Novobërdës, Komuna e Obiliqit, Pejës, Podujevës, Prishtinës, Rahovecit, Shtimes, Skenderajt, e Vitisë dhe komuna e Vushtrrisë”, thuhet në njoftim. /Teve1.info/