TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Escobar e Hovenier takohen me përfaqësuesit e Listës Serbe

by Lindrit Zejnullahu
3 vjet ago
0
A A
Escobar e Hovenier takohen me përfaqësuesit e Listës Serbe

Përmes njoftimit, LS bëri të ditur se gjatë këtij takimi është diskutuar për situatën politike dhe të sigurisë në vend.

“Përfaqësuesit e Listës Serbe me ndihmësin amerikan të të dërguarit special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ambasadorin amerikan në Prishtinë, Geoffrey Hovenier, kanë biseduar për situatën politike dhe të sigurisë”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, vizita e Escobarit në Kosovë vjen pas zhvillimeve në veri të vendit ku atje janë vendosur disa barrikada në pikën kufitare në Rudarë pas arrestimit të një ish-polici në Jarinje i cili dyshohet se ka sulmuar zyrat e Komisioneve Komunale Zgjedhore në veri.

Gjatë ditës, Escobar është takuar me kryeministrin, Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani.

Pas daljes nga takimi me Kurtin, Escobar në një deklaratë të shkurtër për media ka thënë se kjo ishte një vizitë rutinë në Kosovë.

I pyetur për situatën në veri të Kosovës, Escobar ka thënë së për këtë nuk mund të komentojë.

“Nuk kam ndonjë koment. Jam pjesë e një angazhimi rutinor tashmë këtu. Jemi partnerë të mirë dhe është bukur që të qëndrojmë në komunikim të vazhdueshëm. Do të kem më shumë të them pak më vonë pasi do të kemi edhe disa takime, pastaj do të dikutojmë”, tha ai.

Kurse, gjatë takimit me Escobarin, Osmani shprehu falënderimin për mesazhin e qartë të SHBA-së të shprehur dje lidhur me zhvillimet në veri kërkesën për heqjen e menjëhershme të barrikadave.

“Presidentja Osmani shprehi falënderimin për mesazhin e qartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të shprehur dje, lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit dhe kërkesën për heqjen e menjëhershme të barrikadave e ndalimin e kërcënimeve dhe frikësimit të qytetarëve lokal, si dhe sulmeve ndaj Policisë së Kosovës, zyrtarëve të komisionit zgjedhor dhe misionit të EULEX në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

Sipas komunikatës, Osmani ka theksuar nevojën urgjente të heqjes së barrikadave në veri dhe se ka potencuar se autorët e sulmeve ndaj policisë duhet përballur urgjentisht me drejtësinë.

“Në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe në rajon. Presidentja Osmani ka theksuar nevojën urgjente të heqjes së barrikadave në veri të vendit të vendosura nga strukturat ilegale të organizuara në banda kriminale dhe të dirigjuara nga Vuçiqi. Ajo potencoi se sulmet ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre ndërkombëtare janë krime për të cilat autorët e këtyre sulmeve duhet të përballen urgjentisht me drejtësinë”, thuhet tutje në komunikatë.

Po ashtu, gjatë takimit presidentja ka folur edhe për qasjen e Kosovës në dialogun me Serbinë.

“Në takim me emisarin Escobar, Presidentja Osmani ka potencuar se Kosova vazhdon të jetë palë konstruktive në procesin e dialogut, dhe se veprimet e Serbisë janë tentim për të minuar dialogun për njohje të ndërsjellë. Në takim u diskutua se si të avancohen edhe më tej raportet mes Republikës së Kosovës dhe SHBA-ve, dhe në veçanti kërkesën e Presidentes Osmani të bërë në qershor 2022 për fillimin e dialogut strategjik në mes dy shteteve, si dhe integrimin e Kosovës në strukturat euroatlantike”, njofton ndër tjerash Presidenca./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haradinaj: AAK do të garojë e vetme në zgjedhje, nuk ka kërkesë serioze nga VV-ja për bashkëpunim

Haradinaj me mesazh për diasporën: Kosova ka nevojë për ju

Mjeku që i qëndroi afër Thaçit, Dr. Adriatik Berisha, i bashkohet PDK-së

Mjeku që i qëndroi afër Thaçit, Dr. Adriatik Berisha, i bashkohet PDK-së

Punëtorët e RTK-së vazhdojnë grevën, Bimbashi: Dita e tretë pa asnjë sinjal

Punëtorët e RTK-së vazhdojnë grevën, Bimbashi: Dita e tretë pa asnjë sinjal

PDK-ja thotë se s’ka marrëveshje me Nismën për zgjedhjet e parakohshme

PDK-ja thotë se s’ka marrëveshje me Nismën për zgjedhjet e parakohshme

Haradinaj: AAK do të garojë e vetme në zgjedhje, nuk ka kërkesë serioze nga VV-ja për bashkëpunim

Haradinaj me mesazh për diasporën: Kosova ka nevojë për ju

Asllani pret pjesëmarrjen në  Botëror

Flick e do Asllanin te Barça

Mjeku që i qëndroi afër Thaçit, Dr. Adriatik Berisha, i bashkohet PDK-së

Mjeku që i qëndroi afër Thaçit, Dr. Adriatik Berisha, i bashkohet PDK-së

“Mesditë”- 26.11.2025

“Mesditë”- 26.11.2025

Punëtorët e RTK-së vazhdojnë grevën, Bimbashi: Dita e tretë pa asnjë sinjal

Punëtorët e RTK-së vazhdojnë grevën, Bimbashi: Dita e tretë pa asnjë sinjal

Graniti konfirmohet kapiten i Sunderlandit

Sunderlandi me vendim për të ardhmen e Xhakës

Amir Rrahmani, shtylla e mbrojtjes më të mirë në Evropë

Rrahmani flet për Kosovën dhe Napolin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën