TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Hoxhaj: Kurti e Osmani nganjëherë nuk e dinë si ky vend është shpallur i pavarur

by Lindrit Zejnullahu
3 vjet ago
0
A A
Hoxhaj: Kurti e Osmani nganjëherë nuk e dinë si ky vend është shpallur i pavarur

Këto deklarata ai i bëri teksa foli për rëndësinë e partnerëve ndërkombëtarë në mbrojtjen e sovranitetit të vendit.

Deputet i Partisë Demokratike të Kosovës në emisionin “Respublika” në tëvë1 vlerësoi se kryeministri, Albin Kurti dhe presidentja, Vjosa Osmani në rast të caktuara nuk janë në dijeni rreth rrugëtimit të shtetit të Kosovës drejt pavarësisë.

“Mendoj që partnerët ndërkombëtarë amerikanë janë jashtëzakonisht të vendosur ta mbrojnë sovranitetin e Kosovës dhe nëse ka një njeri i cili ka pasur merita të mëdha që të mos ndodhë përshkallëzimi i stuatës në veri të vendit, të mbrohet Kosova si investim amerikan mendoj që është ambasadori i SHBA-së, Jeff Hovennier. Nuk e di sesa kryeministri Kurti, presidentja Osmani mund ta kuptojnë drejtë. Nganjëherë ata nuk e dinë si ky vend është shpallë i pavarur se si është ndërtuar si vend i pavarur se çfarë ka ndodhur në negociatat në Vjenë, Rambuje nuk e kanë kujtesë dhe përvojë”, tha ai.

Sipas tij, nëse Kurti do ta dëgjonte ambasadorin amerikan për shtyerjen e vendimit për targat, situata do të ishte tjetër në veri të vendit.

“Nuk e dinë, i bjen që nuk e marrin në konsideratë këtë arritje po përtej vlerësimit që kanë mbi të kaluarën e Kosovës kjo i takon më shumë qytetarëve ta bëjnë një gjë të tillë mendoj që ambasadori amerikan ka qenë një njeri i cili në një situatë shumë kritike për vendin e ka mbështetur Kosovën që të mos përshkallëzohet situata në veri dhe nëse Kurti do ta dëgjonte në fund të gushtit, fillim të shtatorit ndoshta situata do të ishte tjetër edhe në veri”, shtoi ai.

Madje, ai vlerëson se pushteti aktual është bindur se ushtrimi i sovranitetit të vendit nuk mund të bëhet pa partneritet me ndërkombëtarët.

“Këtu ka ndodhë gabimisht këtu është mendu që sovraniteti i Kosovës mund të ushtrohet pa partneritet dhe ne që ishim në Qeveri për një kohë të gjatë e di që nganjëherë kundërshtarët tanë në opozitë partneritetit i kanë thënë servilitet. Por besoj që janë bind këto ditët e fundit që shtetet e reja të vogla që janë në rrugë e sipër për ta mbyllë shtetësinë e tyre, ushtrimi i sovranitetit shkon bashkë me partnerët tanë sepse Kosova nuk e ka armik vetëm Serbinë, e ka edhe Rusinë edhe Kinën”, tha ai./teve1.info./.

ShareTweet

Postime të ngjashme

AAK rifillon procesin e brendshëm zgjedhor, Kuvendi i Përgjithshëm më 24 maj

AAK rifillon procesin e brendshëm zgjedhor, Kuvendi i Përgjithshëm më 24 maj

Muja: Gjykata Kushtetuese e paqëndrueshme, partitë të gjejnë konsensus për presidentin

Muja: Gjykata Kushtetuese e paqëndrueshme, partitë të gjejnë konsensus për presidentin

Gërvalla paralajmëron finalizim të pakos për Reformën në Drejtësi

Gërvalla paralajmëron finalizim të pakos për Reformën në Drejtësi

Ardian Gjini shpall kandidaturën për kryetar të AAK-së

Gjini: LVV nuk ka vullnet për ta përmbyllur çështjen e presidentit pa zgjedhje të reja

AAK rifillon procesin e brendshëm zgjedhor, Kuvendi i Përgjithshëm më 24 maj

AAK rifillon procesin e brendshëm zgjedhor, Kuvendi i Përgjithshëm më 24 maj

Muja: Gjykata Kushtetuese e paqëndrueshme, partitë të gjejnë konsensus për presidentin

Muja: Gjykata Kushtetuese e paqëndrueshme, partitë të gjejnë konsensus për presidentin

“Dardanët” ndezin Bratisllavën para sfidës Sllovaki–Kosovë

“Dardanët” ndezin Bratisllavën para sfidës Sllovaki–Kosovë

Gërvalla paralajmëron finalizim të pakos për Reformën në Drejtësi

Gërvalla paralajmëron finalizim të pakos për Reformën në Drejtësi

Vritet shefi ushtarak i Huthëve, Izraeli merr përgjegjësinë

Huthët paralajmërojnë ndërhyrje nëse përshkallëzohet lufta Izrael-SHBA kundër Iranit

Trump pretendon se Irani hapi Hormuzin për 10 cisterna si shenjë serioziteti për negociata

Trump pretendon se Irani hapi Hormuzin për 10 cisterna si shenjë serioziteti për negociata

Emisioni “Ditari” 26.03.2026

Emisioni “Ditari” 26.03.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën