TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hoxhaj: Ajo çfarë u ndërtua përgjatë 15 viteve në veri është shembur më 5 nëntor

by Lindrit Zejnullahu
4 vjet ago
0
A A
Hoxhaj: Ajo çfarë u ndërtua përgjatë 15 viteve në veri është shembur më 5 nëntor

I ftuar në emisionin “Respublika” në tëvë1, Hoxhaj thotë se është hera e parë që pas 15 viteve nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, në komunat veriore nuk ka kryetarë, policë e as punonjës në sistemin gjyqësor.

“Mendoj që ajo çfarë po ndodhë në veri është një situatë në fakt e pikës më të ulët që ka pas historia e shtetit pavarur të Kosovës në këto 15 vitet e fundit. Nëse unë e jap një pamje të thjeshtë kemi për herë të parë pas 15 vite të pavarësisë stacione policore që nuk kanë policë, janë 2-3 që i ruajnë në kuptimin e ruajtjes së objektit por stacione pa policë, institucione gjyqësore pa gjyqtar dhe prokuror e komuna pa kryetar dhe pa këshilltar komunal, komisione zgjedhore”, tha ai.

Sipas tij, përgjegjësia kryesore për këtë “humnerë politike” në veri është te Beogradi por edhe një pjesë e fajit qëndron edhe te kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Është një situatë e një humnere politike të një vakuumi politik të një zbraztie shtetërëroe të institucioneve të Kosovës e cila në pikëpamjen time do të jetë e vështirë të përmbushet në institucione dhe nuk po shoh proces politike që është në gjendje të përmbushë këtë vakuum i cili është krijuar në veri. Padyshim që përgjegjësia kryesore është e Beogradit e një politike që më tutje është hegjemone, shoviniste në raport me Kosovën… Por një pjesë e përgjegjësisë është e Kurtit i cili po del se në 3-4 muajt e fundit ka bërë gabime të cilat realisht i kushtojnë vendit edhe në të ardhmen”, tha ai.

Gabimi i Kurtit, siç thotë deputeti opozitar, ka qenë në vendimin për targat dhe mënyra e sjelljes së tij në raport me këtë çështje.

“Mirëpo nëse flasim për llogaridhëniet e brendshme të Kurtit si kryeministër në pikëpamjen time Kurti në fund të gushtit, në fillim të shtatorit kur kishte një plan franko-gjerman, kur diskutohej kudo që çka përmban ky plan, cilat mund të jenë elementet e këtij plani franko-gjerman, pritjet amerikane evropiane duke bërë përpjekje që t’i ikë një faze të re të dialogut shpejtësie të re vendosi të përdorë targat si një levë instrument për ta bllokuar procesit të dialogut dhe mendoj që këtu ka qenë zingjiri i gabuar i ngjarjeve. Dmth mënyra se u sill në raport me targat, si është shkarkuar drejtori i PK-së, më shumë kanë krijuar një pretekst te Serbia që të bën atë se çfarë ndodhi”, shtoi ai.

Turtje, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës vlerëson se ajo çfarë u ndërtua përgjatë 15 viteve në veri, është shembur më 5 nëntor.

“Dhe që ta kuptojnë qytetarët e KS: ajo çfarë u ndërtua në 15 vitet e fundit në veri është shembur më 5 nëntor. Në pikëpamjen time është situatë e re politike dhe në të cilën unë sot nuk po shoh as plan as politikë as strategji se si Kurti do ta ndryshojë gjendjen në veri të. Po me thënë drejtën këto ditë kam folë edhe me shumë kolegë ndërkombëtarë kam kërkuar edhe prej partnerëve amerikanë që të jenë më të qartë në raport me Serbinë”, tha ai./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Pikëpyetje për votat e LDK-së për presidentin, dyshime në unitetin e deputetëve

​Pikëpyetje për votat e LDK-së për presidentin, dyshime në unitetin e deputetëve

Rama: Dialogu Kosovë – Serbi i dështuar për shkak të formatit

Rama: Serbia është përgjegjëse për situatën në dialog, nuk e pranon realitetin – Kosova është Republikë

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Sulmoi fizikisht të miturin, arrestohet i dyshuari në Mitrovicë të Jugut

Skënder Krasniqi dënohet me 24 vjet burg për vrasjen në Zllakuqan të Lipjanit

Këshilla si të ushqehemi shëndetshëm kur jeni me pushime

Këshilla si të ushqehemi shëndetshëm kur jeni me pushime

Erdogan: Terroristët s’do të kenë sukses në Turqi

Erdogan: Zmbrapsja e tentativës për grusht shteti në vitin 2016 ishte “deklarata e pavarësisë” e Shekullit të Turqisë

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Sulmoi fizikisht të miturin, arrestohet i dyshuari në Mitrovicë të Jugut

Skënder Krasniqi dënohet me 24 vjet burg për vrasjen në Zllakuqan të Lipjanit

Skënder Krasniqi dënohet me 24 vjet burg për vrasjen në Zllakuqan të Lipjanit

Nafta sot 2 centë më e shtrenjtë se dje, benzina rritet për 1 cent

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën