TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Anulohet votimi në dy qendra të votimit në Pult dhe Shosh të Shqipërisë

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Anulohet votimi në dy qendra të votimit në Pult dhe Shosh të Shqipërisë

Janë duke vazhduar zgjedhjet e pjesshme për kryetarë të gjashtë bashkive në Shqipëri, në Dibër, Durrës, Lushnje Rrogozhinë, Shkodër dhe Vlorë në mes të kandidatëve të PS, PD dhe koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, të përberë nga LSI DHE PDK.

Ndër të tjerash deri në këto momente të procesit zgjedhor është raportuar për një problem, pasi që në disa qendra të votimit janë vrenjtur disa persona të pa autorizuar.
Kreu i Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka thënë se janë anuluar zgjedhjet në dy qendra të votimit në Pult dhe Shosh për shkak të kushteve atmosferike.
Celibrashi në një konferencë për media, tha se 13 për qind e problemeve në qendra të votimit lidhen me kamerat e sigurisë, 73 për qind lidhen me përdorimin e pajisjes së identifikimit dhe 15 për qind çështjet e administrimit të zgjedhjeve dhe sjelljen e komisionit në qendra të votimit.

“Në 3 qendra votimi nga 942 nuk ka filluar votimi. Pasi ka kaluar afati prej 5 orësh, janë 2 qendra në Shosh dhe një në Pult. Votimi nuk ka vijuar për shkak të kushteve atmosferike, ndaj konsideruar i pafilluar dhe i përfunduar. Në mënyrë të vazhdueshme kemi marrë nëpërmjet sistemit të ndihmës online raportimet mbi problematikat. Ne në mënyrë të vazhdueshme kemi marrë përmes sistemit ndihmës online raportime mbi problematikat qendrat e votimit…Nga totali i raportimeve që ka marrë Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve 13 për qind e këtyre problematikave rezultojnë që lidhen me kamerat e vëzhgimit në qendrat e votimit, 73 për qind të komunikimeve që kemi marrë nga situata në terren lidhen me përdorimin e pajisjes elektronike të identifikimit dhe vetëm 15 për qind lidhen me çështjet e administrimit të zgjedhjeve dhe sjelljen komisionit në qendrat e votimit”, ka thënë ai.

Ndërkaq ai thotë se nga lajmërimi i këtyre problemeve , 40 për qind janë nga bashkia e Shkodrës, 33 për qind nga Durrësi, 12 për qind nga Lushnja, 6 për qind nga bashkia Rrogozhinë.
Sipas Celibrashit, në 15 qendra të votimit është bërë edhe zëvendësimi i pajisjeve elektronike të identifikimit.

“Në total 40 për qind të këtyre komunikimeve vijnë nga bashki e Shkodrës, 33 për qind nga Durrësi, 12 për qind nga bashkia Lushnje. 9 për qind nga bashkia Dibër, 6 për qind nga bashkia Rogozhinë, nga bashkia Vor nuk kemi nga ana e komisioneve raportime. Në lidhje me pajisjen e identifikimit elektronik, vetëm në 5 qendra të votimit nuk janë paraqitur operatorët, pra në 5 qendra të votimit identifikimi është bërë ndërmjet listës së zgjedhjeve të printuar nga KQZ. Në 15 qendra të votimit është bërë zëvendësimi i pajisjes elektronike të identifikimit, 9 në Durrës, 4 në Shkodër, 1 në Dibër dhe një në Lushnje. Në lidhje me kohën e hapjes së qendrave të votimit 75 për qind e qendrave të votimit janë hapur në orën 07:00… 25 për qind janë hapur nga ora 07:00 deri në 07:30 minuta”, ka thënë ai

Kurse që nga hapja e procesit zgjedhor, në orë e pasdites është raportuar për një problem, pasi që në disa qendra të votimit ku janë vrenjtur disa persona të pa autorizuar
“Ne kemi një komunikim të vazhdueshëm me KZAAZ dhe me një pjesë të madhe me të gjitha qendrat e votimit online, kemi bërë edhe verifikimin në terren të situatës së votimit në qendrat e votimit dhe në përgjithësi nuk raportohen problematika sinjëfikative, ka disa probleme që lidhen me mënyrën e procesit të votimit, në disa qendra të votimit, kemi po ashtu raportime nga përfaqësues të partive politike kryesisht që ka pasur grumbullime të personave të paautorizuar në ambiente të qendrës së votimit. Kemi komunikuar me KZAAZ-të eksperteve dhe me komisionet e qendrave të votimit, është raportuar që situata është normalizuar dhe është kthyer në normalitet”, ka thënë kreu i KQZ.

Shkak që 6 bashkitë në zgjedhje janë sot pa kryetar është bërë kandidimi i personave të dënuar dhe dorëheqjet siç ishte rasti i Durrësit.

Ndërsa në zgjedhjet e fundit për pushtetin lokal, 30 qershor 2019, opozita nuk mori pjesë. Për rrjedhojë PS fitoi të 61 bashkitë./KP/

Tags: Shqiperizgjedhjet
ShareTweet

Postime të ngjashme

Përmbytjet në Shqipëri: 1.587 banesa dhe mbi 13 mijë hektarë tokë nën ujë

Përmbytjet në Shqipëri: 1.587 banesa dhe mbi 13 mijë hektarë tokë nën ujë

Gjermania mbyll shkollat për shkak të motit të ligështuar

Gjermania mbyll shkollat për shkak të motit të ligështuar

Përmbytjet në disa zona, Rama: Shiu nuk ndalet me shpifje

Përmbytjet në disa zona, Rama: Shiu nuk ndalet me shpifje

Rusia sulmon Ukrainën me raketa hipersonike

Rusia sulmon Ukrainën me raketa hipersonike

Osmani viziton trenjakët e lindur në fillim të vitit të ri: Çdo lindje është një investim për të ardhmen tonë

Osmani viziton trenjakët e lindur në fillim të vitit të ri: Çdo lindje është një investim për të ardhmen tonë

Baraliu: LDK-ja vështirë të ngrihet, bëri veprime të pamatura

Baraliu: LDK-ja vështirë të ngrihet, bëri veprime të pamatura

Pse duhet të zgjidhet Haradinaj president, tregon Krasniqi

Pse duhet të zgjidhet Haradinaj president, tregon Krasniqi

Emisioni “Info Nata” 09.01.2026

Emisioni “Info Nata” 09.01.2026

Njërit prej të dyshuarve për dallaveret në Byronë e Sigurimeve i përkeqësohet gjendja shëndetësore në seancë gjyqësore

Njërit prej të dyshuarve për dallaveret në Byronë e Sigurimeve i përkeqësohet gjendja shëndetësore në seancë gjyqësore

Krasniqi: Sikur Kurti të punonte me ritmin e fushatës si kryeministër, do të kishim rezultate më të mira edhe në qeverisje

Krasniqi: Sikur Kurti të punonte me ritmin e fushatës si kryeministër, do të kishim rezultate më të mira edhe në qeverisje

Skandal diplomatik, Bërnabiq refuzon t’i takojë deputetët e BE-së

Skandal diplomatik, Bërnabiq refuzon t’i takojë deputetët e BE-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën