TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kosova e Serbia pritet të arrijnë marrëveshje për energjinë në veri dhe personat e pagjetur

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Kosova e Serbia pritet të arrijnë marrëveshje për energjinë në veri dhe personat e pagjetur

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano thotë për KosovaPress, se në takimin e fundit të kryenegociatorëve është diskutuar edhe për përgatitjen e terrenit për takimin e radhës të nivelit të lartë të dialogut Kosovë-Serbi.

“Më 22 shkurt, përfaqësuesi special i BE-së, Lajçak, zhvilloi takime me dy kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për një sërë çështjesh konkrete, me qëllim të diskutimit të çështjeve që kanë të bëjnë me zbatimin e marrëveshjeve të kaluara, si dhe hapat e ardhshëm për normalizimin e marrëdhënieve me synim të përgatitjes së terrenit për takimin e radhës të nivelit të lartë të dialogut. Pas 11 orësh negociata intensive, palët iu afruan gjetjes së gjuhës së përbashkët për disa çështje me rëndësi thelbësore për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë, siç është rryma për veriun e Kosovës dhe zgjidhja e fatit të personave të pagjetur. Ne presim që palët të arrijnë shpejtë një marrëveshje për këto çështje, për të lejuar fillimin e diskutimeve mbi tema të reja të rëndësishme për normalizimin e marrëdhënieve”, thotë ai përmes një përgjigje me shkrim.

Sipas zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi zgjidhja për energjinë në veri do të finalizohet shumë shpejtë.

“Në kuadër të angazhimeve të deritanishme kemi përparuar dukshëm në gjetjen e një zgjidhje finale për energjinë në veri. Problematikë kjo e trajtuar në kuadër të dialogut që nga vitit 2013, por e pazgjidhur deri tani.

Kjo temë është diskutuar me BE-në edhe në takimin e fundit, pritjet tona janë që e njëjta të finalizohet shumë shpejtë. Kjo do t’i hapte rrugë futjes në sistem legal gjithë shfrytëzuesve të energjisë duke vendosur parimin e barazisë… Për momentin jemi duke punuar për sigurimin e substancës së nevojshme për aranzhimin e takimit të radhës në nivel të krerëve të shtetit ku do të diskutohej për elementet e marrëveshjes gjithëpërfshirëse”, tha ai në seancën e Kuvendit, ku u debatua për dialogun me Serbinë.

Nga ana tjetër, më skeptik për vazhdimin e dialogut dhe arritjen e ndonjë marrëveshje në rrethanat aktuale është profesori i të drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, Enver Hasani.

Ai thotë për KP, se dialogu do të pezullohet më shumë për shkak të zgjedhjeve në Serbi, se sa agresionit rus në Ukrainë. Hasani shprehet kritik edhe për idenë e arritjes së një marrëveshje për mossulmim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Dialogu është i pezulluar, jo për shkak të agresionit ndaj Ukrainës, por për shkak se në Serbi ka zgjedhje, pala jonë akoma është duke punuar me arrit një konsensus me këqyrë me gjet disa rrugëdalje brenda. Ajo krye këput diktohet prej (zgjedhjeve në Serbi) pasi nuk dihet me kë duhet të diskutohet deri në prill dhe duhet me pa kush e ka forcën politike atje… Pjesa e marrëveshjes së mossulmimit dhe ata tituj me pompozitet janë për konsum të brendshëm, por jashtë ato tingëllojnë qesharake, siç edhe janë. Tingëllojnë anakronike veçanërisht tash, Ukraina dhe Rusia kanë nevojë për mossulmim dhe jo ne me Serbinë…Ajo është masë e mirëbesimit dhe ato nuk kanë çka të ekzistojnë sepse ne si Kosovë nuk kemi ushtri efektive, ne kemi ushtri në ndërtim e sipër, ligjërisht dhe faktikisht dhe pjesa e zonës (kufitare) me Serbinë është zonë e sigurisë që kontrollohet prej KFOR-it dhe nuk paraqet asnjë rrezik. Kjo masë e mirëbesimit mundet vetëm me u konstatuar, pasi ekziston”, thotë ai.

Pas disa muajsh stopimi, delegacionet teknike të Kosovës dhe Serbisë janë takuar në Bruksel më 22 shkurt, ndërkohë, është paralajmëruar edhe një takim para zgjedhjeve në Serbi më 3 prill.

Arritjen e një marrëveshje për energjinë në veri e ka kërkuar edhe sekretari i shtetit të ShBA-së, Antony Blinken.
“Ju inkurajoj që t’i kushtoni vëmendje arritjes së marrëveshjes për energji elektrike në veriun e Kosovës dhe për avancimin e qëllimeve të përbashkëta në lidhje me personat e pagjetur. Është në interes të Kosovës që këto çështje të zgjidhen dhe të çojnë drejt një zgjidhjeje kompromisi në planin afatshkurtër, e që të mund të shërbejnë si bazë për progresin e mëtejshëm drejt normalizimit gjithëpërfshirës”, ka shkruar Blinken në letrën dërguar kryeministrit, Albin Kurti

ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia nis hetimet për vdekjen e një personi në Entin Special në Shtime

Policia nis hetimet për vdekjen e një gruaje në Fushë-Kosovë

Alarmi i mbrëmshëm për bombë në Prishtinë rezulton i rremë

Vetëdorëzohet në Polici i dyshuari për plagosjen e javës së kaluar në Prishtinë

MINT publikon çmimet maksimale të derivateve për sot, nafta zbret për dy cent

Çmimet maksimale të derivateve për sot

Dita Ndërkombëtare e Shërbyesve Civilë

Dita Ndërkombëtare e Shërbyesve Civilë

Policia nis hetimet për vdekjen e një personi në Entin Special në Shtime

Policia nis hetimet për vdekjen e një gruaje në Fushë-Kosovë

Alarmi i mbrëmshëm për bombë në Prishtinë rezulton i rremë

Vetëdorëzohet në Polici i dyshuari për plagosjen e javës së kaluar në Prishtinë

MINT publikon çmimet maksimale të derivateve për sot, nafta zbret për dy cent

Çmimet maksimale të derivateve për sot

Shkencëtarët krijojnë orët e para bërthamore në botë

Shkencëtarët krijojnë orët e para bërthamore në botë

Japonia pesëfishon tarifat e vizave për herë të parë që nga viti 1978

Japonia pesëfishon tarifat e vizave për herë të parë që nga viti 1978

115 vjet nga Kuvendi i Greçes

115 vjet nga Kuvendi i Greçes

Dita Ndërkombëtare e Shërbyesve Civilë

Dita Ndërkombëtare e Shërbyesve Civilë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën