Të dyshuarit i është konfiskuar një armë pa municion dhe është dërguar në mbajtje, raporton teve1.info
“Prizren 05.03.2022 – 21:14. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i dehur, pasi që në një lokal ka kanosur viktimën femër kosovare. Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë pa municion. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.