TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Edhe një shpërthim tjetër me bombë në Mitrovicën Veriore

by Lindrit Zejnullahu
3 vjet ago
0
A A
Edhe një shpërthim tjetër me bombë në Mitrovicën Veriore

Kështu është bërë e ditur nga burimet e teve1.info.

Po ashtu, teve1.info ka mësuar se një banor i nacionalitetit shqiptar është sulmuar nga serbët në Mitrovicën Veriore.

Ndryshe, gjatë së martës janë regjistruar disa shpërthime në Mitrovicën Veriore dhe në Zubin Potok ku janë sulmuar zyrat e Komisioneve Zgjedhore Komunale.

Lajmin për këto shpërthime e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku përmes një komunikate thotë se shkrimet dhe publikimet nga përfaqësuesit e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë rreth sulmit të zyrave të KKZ-së në veri janë të pavërteta dhe tendencioze.

Përmes një komunikate, Policia thotë se sulmet ndaj zyrtarëve komunalë zgjedhor janë të grupeve kriminale përmes të cilave cenohet liria dhe siguria e qytetarëve.

“Këto deklarime nga zyra serbe kanë për qëllim dëmtimin dhe krijimin e narrativave përmes të cilave atakohet profesionalizmi, legjitimiteti dhe misioni kushtetues i PK-së për rend dhe ligj në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Grupet kriminale duke kryer veprime të kundërligjshme përmes të cilave cenojnë lirinë dhe sigurinë e qytetarëve tentojnë t’ia atribuojnë këto veprime njësive të rregullta të PK-së të cilat janë duke kryer detyrat e tyre me shumë përgjegjësi”, thuhet në komunikatë.

Tutje, PK bën të ditur se dëmtimet e zyrave të KKZ janë bërë nga persona e grupe të maskuara të dhunshëm të cilët kanë përdorë granata dore të prodhimit jugosllav.

Po ashtu, Policia ka njoftuar se së bashku me KFOR-in janë duke ekzaminuar vendin e ngjarjes për pastrimin e zonës si dhe janë duke punuar në identifikimin e këtyre personave.

“Andaj, sigurojmë të gjithë qytetarët se situata e sigurisë në vend përfshirë edhe komunat në veri të vendit është stabile dhe ftojmë të gjithë qytetarët të jenë të qetë, të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës, si dhe mos të bien pre e dezinformimit dhe deklarimeve tendencioze dhe të pavërteta. Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimin e saj në realizimin e detyrave policore në shërbim të qytetarëve të vendit, komuniteteve pa dallim dhe ofrimin e sigurisë së përgjithshme në gjithë territorin e vendit”, thuhet në komunikatë.

Krahas komunikatës, Policia ka publikuar edhe disa pamje nga sulmi që i është bërë zyrave të KKZ-së në Mitrovicën Veriore e Zubin Potok.

https://teve1.info/lajmet/policia-sulmin-ndaj-zyrave-te-kkz-se-ne-veri-e-ben-persona-te-maskuar-me-granata-dore/

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zyrtarë të Prokurorisë vizitë në ShBA, do të kenë takime me zyrtarë të lartë amerikanë

Zyrtarë të Prokurorisë vizitë në ShBA, do të kenë takime me zyrtarë të lartë amerikanë

Muhamet Alidemaj dënohen me 13 vite burgim për krime lufte

Muhamet Alidemaj dënohen me 13 vite burgim për krime lufte

Jahjaga: Roli i NATO-së dhe SHBA-së jetik për ruajtjen e sigurisë në kontinent dhe në botë

Jahjaga mohon se kishte takime me Epstein: Raportime të pavërteta

Shumë shërbime në zgjedhjet e ardhshme do të ofrohen online

PZAP ka pranuar deri më tani 7 ankesa për rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Zyrtarë të Prokurorisë vizitë në ShBA, do të kenë takime me zyrtarë të lartë amerikanë

Zyrtarë të Prokurorisë vizitë në ShBA, do të kenë takime me zyrtarë të lartë amerikanë

Hellems i Vëllaznimit shpallet MVP

Hellems i Vëllaznimit shpallet MVP

Muhamet Alidemaj dënohen me 13 vite burgim për krime lufte

Muhamet Alidemaj dënohen me 13 vite burgim për krime lufte

Teherani thërret ambasadorët e BE-së pas listimit të Gardës Revolucionare si “organizatë terroriste”

Teherani thërret ambasadorët e BE-së pas listimit të Gardës Revolucionare si “organizatë terroriste”

Rrahmani në dyshime për vazhdimin e kontratës me Napolin, dy gjigantë nga Turqia hyjnë në garë për kapitenin e Kosovës

Rrahmani kthehet në vikend, starton ndaj Genoas

Jahjaga: Roli i NATO-së dhe SHBA-së jetik për ruajtjen e sigurisë në kontinent dhe në botë

Jahjaga mohon se kishte takime me Epstein: Raportime të pavërteta

Shumë shërbime në zgjedhjet e ardhshme do të ofrohen online

PZAP ka pranuar deri më tani 7 ankesa për rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën