TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

BE me plan për pengimin e imigrantëve ilegalë që hyjnë nga Ballkani

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
BE me plan për pengimin e imigrantëve ilegalë që hyjnë nga Ballkani

Sipas të dhënave që posedon Komisioni Evropian, vetëm në muajin tetor të këtij viti, në BE kanë hyrë më shumë se 22.000 imigrantë ilegalë, përmes kësaj rruge.

Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, shifra paraqet rritje për 300 për qind.

Statistikat e Frontex-it – agjencisë evropiane për ruajtjen e kufijve – tregojnë se në dhjetë muajt e parë të këtij viti, mbi 281.000 imigrantë ilegalë kanë hyrë në BE përmes Ballkanit Perëndimor.

Për t’u përballur me këtë fenomen, Komisioni Evropian paraqiti një plan-veprimi për Ballkanin Perëndimor.

Sipas këtij plani, që prezantuan nënkryetari i KE-së, Margaritis Schinas, dhe komisionarja për punë të brendshme, Ylva Johansson, menaxhimi i kufijve me vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor duhet të forcohet.

Po ashtu, duhet të sigurohet qasje e shpejtë në sistemin e azilit, kapacitet për pranimin e refugjatëve, pastaj të luftohet trafikimi i migrantëve, të zbatohen marrëveshjet për ripranim dhe riatdhesim, si dhe të përshtatet regjimi i vizave i vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor me atë të Bashkimit Evropian.

Në BE thonë se problem serioz paraqet fakti se në vende si Serbia, disa shtetas të vendeve të treta mund të hyjnë pa viza, e pastaj ata vazhdojnë rrugën ilegale drejt Bashkimit Evropian.

Serbia, para disa javësh, ka premtuar se do t’i rikthejë vizat për shtetasit e disa vendeve, si Burundi dhe Tunizia, ndërsa Komisioni Evropian pret nga Beogradi që këtë hap ta bëjë edhe kundrejt disa shteteve tjera.

Policia shoqëron refugjatët dhe migrantët nga parku pranë Fakultetit Ekonomik në Beograd, 25 nëntor 2022.

Komisioni Evropian u ka bërë thirrje të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor që të përshtaten me politikën e vizave të BE-së. Në të kundërtën ka paralajmëruar se rrezikohet edhe liberalizimi i vizave që BE-ja ka me shumicën e vendeve të këtij rajoni.

“Nuk është e pranueshme që vendet e rajonit, që gëzojnë liberalizim vizash me BE-në, të lejojnë që territori i tyre të përdoret për ardhjen ilegale të imigrantëve drejt BE-së”, tha Schinas.

“Duhet t’i forcojmë kapacitetet e vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor për të kontrolluar kufirin, duke i ndihmuar ato edhe përmes pranisë së BE-së në terren dhe përmes goditjes së rrjeteve të trafikimit të njerëzve”, shtoi ai.

Schinas, në mënyrë specifike, përmendi kontrollin e kufirit mes Serbisë dhe Hungarisë – vend anëtar i BE-së.

Aktualisht, BE-ja ka të shpërndarë rreth 500 zyrtarë të agjencisë Frontex në kufijtë mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Por, Komisioni Evropian kërkoi që Frontex-i të ndihmojë edhe në kontrollin e kufijve mes vendeve të rajonit.

Johansson kërkoi që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian t’i regjistrojnë imigrantët që hyjnë në territoret e tyre.

Ajo tha se numri i kërkuesve të azilit është shumë më i lartë se numri i hyrjeve të regjistruara në kufijtë e jashtëm të BE-së.

Johansson, po ashtu, përmendi nevojën që Serbia, sa më shpejt, ta përshtatë regjimin e vizave me atë të Bashkimit Evropian.

“Serbia po ndryshon politikën e saj me Tunizinë dhe Burundin, ka premtuar se këtë do ta bëjë edhe me Indinë… Shumica e atyre [imigrantëve ilegalë] që kanë arritur në BE, kanë ardhur përmes Serbisë”, tha Johansson, duke rikujtuar se obligimi për të përshtatur regjimin e vizave, vlen edhe për vendet e tjera të rajonit.

Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski në takimin e Ministrave të Brendshëm të Procesit të Berlinit, Gjermani, 20 tetor 2022.

E pyetur nga gazetarët nëse ka raste të keqpërdorimit të hyrjes pa viza edhe nga vende të tjera, jashtë Serbisë, Johansson tha se “sa u përket ardhjeve masive, ato kanë ndodhur vetëm në rastin e Serbisë”.

Por, ajo shtoi se BE-ja duhet të jetë vigjilente edhe ndaj vendeve të tjera në të ardhmen, kur Serbia të rivendosë viza për shtete të caktuara dhe ardhjet të bëhen përmes vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Nga gjashtë vendet e këtij rajoni, që nuk janë anëtare të BE-së, liberalizim vizash me bllokun evropian kanë: Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje e Hercegovina./REL/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rutte viziton selitë e JFC Brunssum dhe AWACS

Rutte viziton selitë e JFC Brunssum dhe AWACS

Çifti shqiptar gjendet i vdekur në banesën e tyre në Francë

Çifti shqiptar gjendet i vdekur në banesën e tyre në Francë

​Shefja e FMN-së në Shqipëri: Ekonomia shqiptare ka rritjen më të shpejtë në Evropë

​Shefja e FMN-së në Shqipëri: Ekonomia shqiptare ka rritjen më të shpejtë në Evropë

​Një kompani kineze e sanksionuar nga SHBA-ja në garë për ndërtimin e autostradës së Malit të Zi

​Një kompani kineze e sanksionuar nga SHBA-ja në garë për ndërtimin e autostradës së Malit të Zi

Bajqinovci: LVV-ja është fituese e zgjedhjeve lokale, opozita ka humbur terren

Bajqinovci: LVV-ja është fituese e zgjedhjeve lokale, opozita ka humbur terren

Këndi i Debatit 14.11.2025

Këndi i Debatit 14.11.2025

Një burrë kërcënon anëtarët e familjes dhe sulmon fizikisht një polic në Ferizaj

Arrestohet në Mitrovicë babai që dyshohet se tentoi të vriste të birin

Tre persona të lënduar nga një aksident në Zllakuqan të Klinës

Shtatë persona të lënduar nga aksidenti në magjistralen Pejë-Prishtinë

KQZ-ja fillon trajnimin e stafit që do të angazhohet për zgjedhjet e 9 shkurtit

Nesër nis numërimi i fletëvotimeve nga diaspora për balotazhin e 9 nëntorit, KQZ jep detaje

KB Sigal Prishtina del me një njoftim pas reagimit të ashpër të “Plisave”

KB Sigal Prishtina del me një njoftim pas reagimit të ashpër të “Plisave”

Nxënësit mësojnë në të ftohtë në shkollën e fshatit Miradi, prindërit mbledhin para për klima

Nxënësit mësojnë në të ftohtë në shkollën e fshatit Miradi, prindërit mbledhin para për klima

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën