TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti pret në takim përfaqësuesit e Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kurti pret në takim përfaqësuesit e Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar

Gjatë këtij takimi Kurti tha se “synimi i Qeverisë së Kosovës është të ofroj mundësi të barabarta për të gjithë, si parakusht për dinjitetin njerëzor dhe pjesëmarrje të barabartë në shoqëri”.

Në komunikatë thuhet se kryeministri Kurti rikonfirmoi përkushtimin e Qeverisë për mbrojtjen dhe jetësimin e të drejtave të njeriut në përgjithësi, e në veçanti respektimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti rikonfirmoi përkushtimin e Qeverisë për mbrojtjen dhe jetësimin e të drejtave të njeriut në përgjithësi, e në veçanti respektimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara. Përfaqësuesit e organizatave u shprehën mirënjohës për bashkëpunimin me institucionet dhe angazhimin e Kryeministrit Kurti për ngritje të mirëqenies për personat me aftësi të kufizuar”, thuhet në komunikatë.

Kurse sa i përket veprimeve të marra nga Qeveria  gjatë vitit 2022 u veçua Masa 1.6

“Duke biseduar për veprimet e ndërmarra nga Qeveria gjatë vitit 2022 si Vit i Personave me Aftësi të Kufizuar, u veçua Masa 1.6. – Mbështetja e punësimit të personave me nevoja të veçanta, krijimi i Sintezës Vokale në Gjuhën Shqipe, qasja në dokumente në shkrimin Braille brenda Zyrës së Kryeministrit për personat e verbër, mbështetja e dhënë për programet trajnuese për sportistë për Komitetin Paralimpik të Kosovës si dhe Federatën e Sportit për të Verbër. Për përmirësimin e edukimit për fëmijët, u veçua punësimi i rreth 100 asistentëve në shkolla në të gjithë vendin për fëmijët me nevoja të veçanta gjatë këtij viti, si dhe ndarja e buxhetit nga Qeveria për vitin 2023 për 500 fëmijë me nevoja të veçanta”, thuhet tutje.

Teksa u ritheksua vazhdimi i bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe organizatave, për rritjen e mirëqenies së personave me aftësi të kufizuara.

“U theksua angazhimi për infrastrukturë ligjore të përshtatshme, duke veçuar inicimin e procesit të amandamentimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës për përfshirjen e Konventës se Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar, puna në hartimin e Projektligjit për Vlerësimin, Njohjen e Statusit, Përfitimet dhe Shërbimet për Personat me Aftësi të Kufizuar, si dhe Udhëzimi Administrativ i miratuar nga Qeveria për caktimin e Listës, Llojeve dhe Pajisjeve Ndihmesë që ofrohen falas për Personat Paraplegjik dhe Tetraplegjik, që shërbejnë për Lëvizje, Parandalim dhe Asistim. Vazhdimi i bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe organizatave, për rritjen e mirëqenies së personave me aftësi të kufizuara u ritheksua në këtë takim të përbashkët me Kryetarin e Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar, Bujar Kadriu, Drejtorin Ekzekutiv të Shoqatës Kosovare të të Shurdhërve, Enver Kurtalani dhe Drejtoreshën Ekzekutive të Doën Syndrome Kosova, Sebahate Hajdini Beqiri”, thuhet më tej./teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kusari: Të angazhuar për të qenë urë lidhëse mes institucioneve dhe bizneseve

Kusari: Të angazhuar për të qenë urë lidhëse mes institucioneve dhe bizneseve

Orkestra e Filharmonisë së Kosovës mbajti koncert me program të pasur

Orkestra e Filharmonisë së Kosovës mbajti koncert me program të pasur

Homazhe për dëshmorët në Prishtinë, nderohet Zahir Pajaziti dhe sakrifica për liri

Homazhe për dëshmorët në Prishtinë, nderohet Zahir Pajaziti dhe sakrifica për liri

Operacion i Policisë në Pejë për krim të organizuar dhe armëmbajtje pa leje

Kapet sasi e narkotikëve dhe zbulohet një laborator droge në Pejë

Protesta e PD-së, arrestohen 11 persona dhe lëndohen 5 policë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

Operacion i Policisë në Pejë për krim të organizuar dhe armëmbajtje pa leje

Kapet sasi e narkotikëve dhe zbulohet një laborator droge në Pejë

Djali i dëshmorit shpjegon pse u përpoq t’ia ndalojë hyrjen Ramës në varrezat e dëshmorëve

Djali i dëshmorit shpjegon pse u përpoq t’ia ndalojë hyrjen Ramës në varrezat e dëshmorëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën