TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

7 kombinime ushqimesh që s’duhet t’i vendosni kurrë pranë njëri-tjetrit

by Besarta Mehmeti
3 vjet ago
0
A A
7 kombinime ushqimesh që s’duhet t’i vendosni kurrë pranë njëri-tjetrit

A mund të shijojë njësoj si sallatë nëse ka kastravec dhe jo domate? S’jemi të sigurt, por mund të ndryshoni mendje pas këtij artikulli. Ndonëse ka produkte që kombinojnë mrekullisht mirë me njëra-tjetrën, nuk mund të rezistojnë bashkë kur bëhet fjalë për t’i ruajtur në frigorifer.

Prandaj, ka disa kombinime ushqimesh që s’duhet t’i bëni bashkë, me përjashtim të rastit kur do t’i konsumoni shpejt.

Mollët dhe karrotat

Mollët prodhojnë shumë etilen, prandaj duhet bërë shumë kujdes kur i vendosni në një vend me ushqimet e tjera. Veçanërisht mos i vendosni pranë karrotave, pasi ka gjasa që brenda 2 javëve shija e karrotave të jetë më e hidhur nga ç’duhet.

Kastravecat dhe domatet

Kastravecat janë shumë të ndjeshëm ndaj etilenit, (hormon bimori në formë gazi. Qëllimi i tij është të rregullojë proceset kimike që lidhen me plakjen dhe maturimin e luleve, frutave dhe perimeve, prandaj ndryshe njihet si hormoni i plakjes së bimëve), prandaj është mirë që të mos vihen afër domateve. Ndryshe, kastravecat do të fillojnë të zverdhen më herët nga ç’duhet. Eshtë mirë t’i ruani ato në frigorifer e ndërsa domatet diku larg tyre.

Qepët dhe patatet

Qepët e absorbojnë shpejt lagështirën, por në fakt e mira është të qëndrojnë të thata. Nga ana tjetër, patatet lëshojnë shumë lagështirë, prandaj s’mund të “bashkëjetojnë” pranë njëri tjetrës.

Bananet dhe avokadot

Kjo është pak e nderlikuar pasi varet nga qëllimi juaj. Nëse avokado është e pjekur shumë, atëherë mbajeni larg bananeve. Megjithatë, nëse dëshironi që ajo të piqet edhe më shpejt, atëherë mund të vendosni me siguri një avokado të papjekur në një qese letre dhe ta ruani pranë bananeve.

Bananet dhe pjeshkat

Pjeshkat e pjekura duhet të qëndrojnë larg bananeve duke qenë se etileni që gjendet tek to do t’i bëjë pjeshkat të piqen edhe më shpejt nga ç’duhet. Sa më e pjekur banania aq më shumë gaz do të çlirohet.

Rrushi dhe mangoja

Rrushi është shumë delikat kur vjen puna tek ruajtja e tij. Nuk tolerojnë çdo lloj fruti apo perimi pranë vetes. Mangot veçanërisht i japin shumë etilen duke e bërë të piqet më shpejtë nga procesi normal. Nga ana tjetër, perimet me aroma të forta duhet të qëndrojnë shumë larg rrushit, duke qenë se ky i fundit i absorbon shpejt aromat.

Boronicat dhe luleshtrydhet

Nëse i ruani në një vend pranë njëra-tjetrës do të prishen shumë më shpejt nga ç’e mendonit. Ose nëse e bëni, e mira është t’i konsumoni brenda pak ditësh.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Studimi: TikTok dhe Instagram dëmtojnë trurin!

Studimi: TikTok dhe Instagram dëmtojnë trurin!

Dobitë shëndetësore të konsumimit të vezëve në mëngjes

Dobitë shëndetësore të konsumimit të vezëve në mëngjes

Çfarë duhet të pini në mëngjes për të humbur peshë

Çfarë duhet të pini në mëngjes për të humbur peshë

Cilat janë përfitimet e portokallit për shëndetin?

Cilat janë përfitimet e portokallit për shëndetin?

Hasani: Osmani po vepron si pjesë e VV-së, jo si presidente e unitetit ajo duhet të japë dorëheqje

Hasani: Osmani po vepron si pjesë e VV-së, jo si presidente e unitetit ajo duhet të japë dorëheqje

Hasani: Kurti me 48 deputetë s’bëri qeveri, kurse Thaçi e bëri me 32

Hasani: Kurti me 48 deputetë s’bëri qeveri, kurse Thaçi e bëri me 32

“Info Nata”- 24.11.2025

“Info Nata”- 24.11.2025

Kryeministri Kurti udhëton në Poloni, merr pjesë në konferencën IMPACT 2025

Shtesat për fëmijë: Kurti njofton se nesër fillon ekzekutimi i pagesave me rritje prej 50 përqind

Futsall, Prishtina 01 pret Rigan në kryeqytet

Prishtina barazon me Rigan në Champions

Kosova U21 nis përgatitjet për miqësoret në Shkup

Tovërlani do të jetë trajner i Prishtinës

Vojvoda në formacionin e javës në Serie A

Vojvoda mposht Torinon, ish-ekipin e tij

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën