TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ja çfarë i ndodhë trurit tuaj kur lexoni çdo ditë

by tëvë1
3 vjet ago
1
A A
Ja çfarë i ndodhë trurit tuaj kur lexoni çdo ditë

Por si ndodhë kjo?

Unik ka bërë një përmbledhje prej 5 pikave ku shpjegohet në detaje se si ndikon leximi në trurin e njeriut!

1.Leximi forcon trurin

Leximi ndryshon trurin në kuptimin më të mirëfilltë. Dhe nuk ka rëndësi se çfarë lexoni. Leximi i ndonjë libri të vjetër do të forcojë trurin tuaj. Ky forcim ndodh sepse leximi do të stimulojë pjesë të trurit tuaj që rrallë i përdorni në jetën tuaj të përditshme. Studimet tregojnë se kur njerëzit kishin një libër për të lexuar, truri i tyre angazhohej më shumë në skena të caktuara.

2.Librat pasurojnë fjalorin tuaj

Një ndër gjërat më të mirat të leximit është se ju pasuroni fjalorin tuaj, pa u lodhur.

Pa lexuar, ju këtë mund ta bëni vetëm duke mësuar. Ju duhet ta hapni një fjalor dhe të provoni të mbani mend fjalë. Dhe prapë se prapë, ekziston një shans i madh që ju t’i harroni ato. Ose juve do t’ju duket e vështirë t’i kuptoni se në çfarë konteksti t’i përdorni. Gjëja më e mirë mbi të lexuarit është se gradualisht inkorporoni fjalë të reja në fjalorin tuaj. Në këtë mënyrë, ju mund të mësoni fjalë që nuk kanë qenë më herët pjesë e fjalorit tuaj dhe kështu bëni dallimin.

Ju për këtë nuk keni nevojë të mësoni specifikisht. Sepse juve do t’iu vijnë fjalët natyrshëm, pikërisht në momentet që ju duhen. Një fjalor i pasur do t’ju japë më shumë mundësi. Për shembull ju mundëson të gjeni një vend më të mirë pune. Mbi të gjitha ju do të jeni një komunikues më i mirë.

3. Leximi ju bën më empatik

Librat janë unik, sepse iu mundësojnë të imagjinoni gjëra me të cilat nuk do të kishit kontaktuar kurrë. Qofshin libra të trilluar apo të bazuar në ngjarje të vërteta ata ju transferojnë në botë krejtësisht të reja. Hulumtimet tregojnë se njerëzit që lexojnë shpesh, veçanërisht lexuesit e trillimeve, kanë një teori më të zhvilluar të mendjes.

4.Librat ulin stresin

Një avantazh i gjetjes së kohës për të lexuar është se leximi redukton stresin. Kjo sepse ju lejon të arratiseni dhe, të paktën përkohësisht, të harroni të gjitha betejat tuaja të përditshme. Ndoshta e keni lidhur leximin me stresin sepse shumica e njerëzve nuk kanë lexuar për argëtim që kur ishin fëmijë. Nëse keni pak kohë para gjumit, uluni dhe lexoni. Është interesante se leximi është si meditimi sepse është një detyrë e përsëritur ku duhet të përqendroheni. Fjalët ndryshojnë, por veprimi është i njëjtë, faqe pas faqeje.

5.Leximi ngadalëson rënien njohëse

Rënia kognitive është e pashmangshme. Është diçka që ndodhë natyrshëm derisa njerëzit plaken. Ju nuk mund të bëni asgjë për ta ndaluar atë të ndodhë, por ju mund ta ngadalësoni atë, pothuajse deri në pikën për ta parandaluar atë krejtësisht. Nëpërmjet këtij aktiviteti, ju mund të shmangni edhe gjëra të tilla si sëmundja e alzheimerit. Ky rezultat është për shkak se leximi përmirëson shëndetin e trurit.

Leximi është një aktivitet i bazuar në njohje, njëlloj si zgjidhja e problemeve dhe enigmave. Avantazhi kryesor është se leximi nuk duhet të duket si një punë e përditshme.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shtatë sekretet më të thella të jetës

Shtatë sekretet më të thella të jetës

Gratë stresohen shumë nga punët e shtëpisë

Gratë stresohen shumë nga punët e shtëpisë

Shampoja e thatë mund të jetë e rrezikshme për flokët, ja pse nuk duhet ta përdorni shpesh!

Shampoja e thatë mund të jetë e rrezikshme për flokët, ja pse nuk duhet ta përdorni shpesh!

Pse nuk duhet të flini me telefon pranë trupit

Pse nuk duhet të flini me telefon pranë trupit

27 vjet nga masakra në Doganaj, kujtohen dëshmorët e martirët

27 vjet nga masakra në Doganaj, kujtohen dëshmorët e martirët

Misini: Fajtori kryesor për mosheqjen e akcizës është Kurti

Misini: Fajtori kryesor për mosheqjen e akcizës është Kurti

Pas 16 vitesh bie Orban, analistët thonë se pritet ndikimi më i madh në Serbi

Pas 16 vitesh bie Orban, analistët thonë se pritet ndikimi më i madh në Serbi

OVL-UÇK të hënën mban konferencë për media

Peticioni për krerët e UÇK-së arrin 100 mijë nënshkrime, OVL kritikon institucionet

59 vjeçari vdes në vendin e punës – Bie nga kati i gjashtë i një ndërtesë në Ferizaj

59 vjeçari vdes në vendin e punës – Bie nga kati i gjashtë i një ndërtesë në Ferizaj

LDK kritikon Qeverinë për rikthimin e reduktimeve të energjisë dhe keqmenaxhimin e sektorit energjetik

Azemi thotë se pasi kanë nisur hetimet për njehsorët elektrikë, ka filluar ndërrimi i tyre duke u fshehur provat

Arsim Abazi nuk është më trajner i Dinamos nga Ferizaj

Arsim Abazi nuk është më trajner i Dinamos nga Ferizaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën