Sipas tij, këto takime me qytetarët janë farsë teksa tha se konsultimet për buxhet mbahen para përgatitjes së buxhetit, raporton teve1.info
Ai madje theksoi se konsultimet për buxhet do të duhej të mbaheshin me biznese për mosrealizimin e investimeve kapitale dhe se do të duhej të kishte konsultime edhe me kryetarët e komunave të Kosovës.
“Konsultime për buxhet do të duhej të mbaheshin me biznese për mosrealizimin e investimeve kapitale. Konsultime do të duhej të mbaheshin me Kryetarët e Komunave për nevojat e tyre, të cilëve Qeveria po tenton tua marrë buxhetin nga të hyrat vetanake të viteve paraprake. Para përgatitjes së buxhetit do duhej të bisedohej me organizata buxhetore, të cilat për shkak të shkurtimeve buxhetore nuk kanë mundësi të ofrojnë shërbimet për të cilat janë të mandatuar, siç është rasti i RTK-së apo i universiteteve publike”, ka shkruar ai.
Tutje Hoti tha se si do të arsyetohet Kurti para qytetarëve për afër 700 milion euro që i mbanë në bankë pa nevojë e nuk i rrit pagat e policëve, mjekëve, të arsimtarëve, shërbyesve civil etj.
Ndryshe, ditë më parë është miratuar në parim projektligji për buxhetin e vitit 2023, që parashihet të ketë vlerë mbi 3.2 milardë euro.
Projektligji u votua me 64 vota për dhe vetëm një kundër.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot do të prezantojë buxhetin në Prizren, ku ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në këtë takim.
E nesër prezantimi do të bëhet në Mitrovicë.
Në takim do të jetë edhe ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, dhe ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi./teve1.info
https://teve1.info/lajmet/pas-prizrenit-kurti-prezanton-neser-buxhetin-ne-mitrovice/







