TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

PDK: Qeveria të ndajë 100 milionë euro për ushtrinë

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
PDK: Qeveria të ndajë 100 milionë euro për ushtrinë

“Ne vlerësojmë se është krejt legjitime dhe e domosdoshme, që në këtë moment kyç për ruajtjen e paqes dhe sigurisë, Kosova duhet t’i forcojë kapacitetet e veta ushtarake. Për t’iu përgjigjur kësaj nevoje, Partia Demokratike e Kosovës kërkon nga qeveria, që ta sjellë brenda javëve në vazhdim, në afat sa më të shkurtë por gjithsesi brenda këtij muaji, rishikimin e buxhetit për vitin 2022. Konkretisht, kërkojmë nga Qeveria që nga shpenzimet kapitale të parapara për këtë vit, të cilat janë përllogaritur në vlerë prej 554 milion eurosh, të merren 100 milionë euro dhe të njëjtat të ri destinohen për nevojat e ushtrisë.”, tha ajo.

Në këto rrethana në të cilat po kalon Ukraina dhe Evropa në përgjithësi, PDK vlerëson se nuk ka prioritet më të madh për Kosovën, sesa forcimi i kapaciteteve të mbrojtjes dhe sigurisë, në mënyrë që Ushtria e Kosovës të jetë e gatshme që t’i kontribuojë ruajtjes së paqes dhe sigurisë në vendin tonë.

“Po ashtu, meqenëse rruga e Kosovës është shumë e qartë dhe aspiratat tona për anëtarësim në NATO kanë edhe implikime buxhetore, kërkojmë që për çdo vit, buxheti i shtetit që ndahet për ushtrinë tonë, të kapë vlerën e minimum 2 përqind të GDP-së së vendit, konform vendimit të ministrave të Mbrojtjes së NATOs që është marrë në qershor të 2006.”, tha Kabashi – Ramaj.

Kabashi-Ramaj tha se që nga 24 shkurti i këtij viti, dinamika e zhvillimeve politike dhe atyre të sigurisë ka ndryshuar jo vetëm për Ukrainën, por pothuajse për të gjithë Evropën, si dhe ka ndikim direkt në tërë arkitekturën e sigurisë ndërkombëtare, raporton EO.

“Kjo krizë që po ndodhë sot në qendër të Evropës, ku agresioni rus ndaj Ukrainës po prodhon dëme të mëdha, si në humbjen e jetës së njerëzve, ashtu edhe në cenimin e parimeve demokratike dhe rendit ndërkombëtar, po prodhon dëme e pasoja direkte, jo vetëm për qytetarët e Ukrainës por njëkohësisht edhe kërcënime shumë serioze, ndaj paqes dhe sigurisë në Evropë e më gjerë. Fatkeqësisht deri më sot, nuk është parë asnjë përpjekje nga pala e Federatës Ruse që mund të ketë një ndërprerje, përkundrazi, ka deklarata shqetësuese e thellojnë edhe më tej krizën.”, tha ajo.

Kabashi-Ramaj theksoi se eskalimi i kësaj situate mund të ndikojë edhe në zhvillimet politike dhe të sigurisë në rajonin tonë dhe Republika e Kosovës, ndonëse e ka konsoliduar shtetësinë dhe sovranitetin e vet, sërish mund të jetë cak i pretendimeve armiqësore.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​KOSTT bën thirrje për përdorim të kujdesshëm të rrymës

​KOSTT bën thirrje për përdorim të kujdesshëm të rrymës

Përfundon protesta në Kastrat të Kurshumlisë, QKMK njofton qytetarët

Përfundon protesta në Kastrat të Kurshumlisë, QKMK njofton qytetarët

Komandanti i KFOR-it pret shefin e ushtrisë shqiptare, flasin për sigurinë në Kosovë e rajon

Komandanti i KFOR-it pret shefin e ushtrisë shqiptare, flasin për sigurinë në Kosovë e rajon

Viti 2025, vit i humbur legjislativ

Viti 2025, vit i humbur legjislativ

Ukraina urdhëron evakuimin e detyrueshëm të fëmijëve dhe prindërve në Donetsk për shkak të rrezikut

Ukraina urdhëron evakuimin e detyrueshëm të fëmijëve dhe prindërve në Donetsk për shkak të rrezikut

​KOSTT bën thirrje për përdorim të kujdesshëm të rrymës

​KOSTT bën thirrje për përdorim të kujdesshëm të rrymës

Përfundon protesta në Kastrat të Kurshumlisë, QKMK njofton qytetarët

Përfundon protesta në Kastrat të Kurshumlisë, QKMK njofton qytetarët

Irani bllokon inspektimet bërthamore derisa IAEA të përcaktojë “kushtet e pasluftës”

Irani bllokon inspektimet bërthamore derisa IAEA të përcaktojë “kushtet e pasluftës”

279 ushtarë izraelitë kanë tentuar vetëvrasje gjatë dy viteve të luftës në Gaza

Ushtria izraelite vret një person në Gaza dhe plagos 12 të tjerë, pavarësisht një armëpushimi në fuqi

SHBA-ja ndalon vizat për pesë figura evropiane, reagojnë Franca dhe Gjermania

SHBA-ja ndalon vizat për pesë figura evropiane, reagojnë Franca dhe Gjermania

Drita me epërsi prej dy golash në pjesën e parë ndaj Prishtinës

Renditja finale e sezonit vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën