TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rama: KESH ka siguruar që efekti i reshjeve në zonën e nën Shkodrës të mos ketë mbivendosje

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Rama: KESH ka siguruar që efekti i reshjeve në zonën e nën Shkodrës të mos ketë mbivendosje

Në një reagim në rrjetet sociale Rama tha se “teksa të gjitha strukturat, nga forcat e emergjencave civile, trupat ushtarake, policia e shtetit, punonjësit e sistemit energjetik, drejtues e ministra respektivë ndodhen në terren, në krye të detyrës ditë-natë, vijon paralelisht edhe përmbytja e kanaleve të komunikimit mediatike me shpifje, akuza e spekulime të llojllojshme”.

Rama u shpreh se prurja më e madhe e dezinformimit vjen lidhur me importin e energjisë.

“Sasia e reshjeve rezultoi në nivele ekstreme me vlera rekord në basenet e Komanit e të Vaut të Dejës – 150% e parashikimit sipas modeleve ndërkombëtare të analizës së motit! Vetëm në Theth në 12 orë kanë rënë mbi 400 mm shi me intensitet pik deri në 50 mm/orë. Kjo sasi reshjesh u përkthye në prurje që arritën deri në 4000 m3/sek në lumin Drin, ku vetëm në liqenet e Komanit e Vaut të Dejës prurjet anësore shkuan deri 3500 m3/sek”, nënvizoi Rama.

Kryeministri Rama bëri të ditur se “në këto kushte, qysh në datën 19 nëntor u morën masat sipas protokolleve përkatëse, duke hapur portat e shkarkimit për të krijuar mundësi akumuluese në të dy këta liqene dhe duke garantuar sigurinë e digave”.

Aktualisht, vijoi Rama, punojnë të 9 agregatët e Komanit dhe Vaut të Dejës dhe sërish shkarkohet për shkak të prurjeve të papërballueshme.

“Por, duke shkarkuar në mënyrë të kontrolluar, KESH ka siguruar që efekti i reshjeve në zonën e nën Shkodrës të mos ketë mbivendosje! Përkundrazi, e ka zhvendosur me disa orë efektin e Drinit në të gjithë kombinimin e prurjeve në këtë zonë (ku shkarkon Buna, Kiri, Gjadri, Moraça etj). Kjo zhvendosje me disa orë e efektit të lumit Drin ka bërë të mundur uljen e pikut të prurjeve maksimale në këtë zonë, duke e ulur nivelin maksimal të ujit”, tha Rama.

Rama u shpreh se “për të mos përkeqësuar situatën të gjitha prurjet në basenin e sipërm të kaskadës, të cilat vijnë nga Drini i Zi dhe i Bardhë, po akumulohen prej ditësh në Liqenin e Fierzës (me aftësi mjaft të mëdha akumuluese) duke mbajtur prodhimin 0 mW”.

“Në këtë mënyrë përmirësohet edhe rezerva energjetike dhe mbetet keqardhja e madhe për prurjet e llumit të gjysmë të vërtetave, të cilat janë edhe gënjeshtrat më të mëdha mbi pasqyrat e (diz)informimit publik”, tha Rama./ATSH

ShareTweet

Postime të ngjashme

Macron mbërrin në Damask si udhëheqësi i parë perëndimor që viziton Sirinë pas Assadit

Macron mbërrin në Damask si udhëheqësi i parë perëndimor që viziton Sirinë pas Assadit

BE-ja i jep dritën jeshile Shqipërisë për mbylljen e tre kapitujve negociues

BE-ja i jep dritën jeshile Shqipërisë për mbylljen e tre kapitujve negociues

Në prag të Samitit të NATO-s, Erdogan zhvillon takim me Rutten në Ankara

Në prag të Samitit të NATO-s, Erdogan zhvillon takim me Rutten në Ankara

Zjarri në jugperëndim të Francës, evakuohen mbi 10 mijë banorë

Zjarri në jugperëndim të Francës, evakuohen mbi 10 mijë banorë

“Vita”: Rezultatet e AUV tregojnë se produktet tona nuk përmbajnë qumësht pluhur dhe vaj palme

“Vita”: Rezultatet e AUV tregojnë se produktet tona nuk përmbajnë qumësht pluhur dhe vaj palme

Rreth 300 studentë nga bota i bashkohen Universitetit Veror në Prishtinë

Rreth 300 studentë nga bota i bashkohen Universitetit Veror në Prishtinë

Portugali – Spanjë formacionet zyrtare, Ronaldo startues në ndeshjen që mund të jetë e fundit në Botëror

Portugali – Spanjë formacionet zyrtare, Ronaldo startues në ndeshjen që mund të jetë e fundit në Botëror

MASHTI publikon rezultatet: 48.35% kalueshmëria në Testin e Arritshmërisë

MASHTI publikon rezultatet: 48.35% kalueshmëria në Testin e Arritshmërisë

Ministria e Bujqësisë: Fermerët janë baza e prodhimit, veprimet e marra nuk janë masa kundër industrisë së përpunimit

Ministria e Bujqësisë: Fermerët janë baza e prodhimit, veprimet e marra nuk janë masa kundër industrisë së përpunimit

Macron mbërrin në Damask si udhëheqësi i parë perëndimor që viziton Sirinë pas Assadit

Macron mbërrin në Damask si udhëheqësi i parë perëndimor që viziton Sirinë pas Assadit

BE-ja i jep dritën jeshile Shqipërisë për mbylljen e tre kapitujve negociues

BE-ja i jep dritën jeshile Shqipërisë për mbylljen e tre kapitujve negociues

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën