TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti përballë Vuçiqit në Bruksel, ndërkombëtarët kërkojnë shtyrje të vendimit për targa

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Opozita kritikon Kurtin për dialogun: Po vepron në kundërshtim me agjendën që duhet të ketë Kosova

Të dielën, pritet që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të jetë përballë presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq në Bruksel.

Kështu kanë bërë të ditur zëdhënësi i ekzekutivit kosovar, Përparim Kryeziu.

“Me shumë gjasë nesër do të ketë një takim në Bruksel. Kur të konfirmohet, do të ju njoftojmë”, tha Kryeziu.

Sipas njohësit të rrethanave politike, Artan Muhaxhiri ka gjasa që të dielën në mbrëmje të arrihet një marrëveshje, pasi të hënën mund të ketë edhe ndonjë zhvillim negativ.

“Do të arrihet një marrëveshje, por është i njohur ky stili i politikës ku liderët synojnë që të faktorizohen me qëndrimet paraprake që ta rrisin staturën e tyre, posaçërisht në raport me amerikanët dhe evropianët, duke maksimalizuar pozicionin e tyre”, deklaroi ai.

E analisti Tomorr Avdia, thotë se në këtë fazë bisedime me ndërkombëtarët kanë pasur edhe diplomacia kosovare dhe partitë opozitare.

E për këtë takim të thirrur nga Bashkimi Evropian, shefi i ekzekutivit, Albin Kurti, njoftoi se të premten ka zhvilluar bisedë telefonike me Nënsekretarin amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

“Një bisedë telefonike e sinqertë dhe e rëndësishme me nënsekretarin e Shtetit Derek Chollet për domosdoshmërinë e një marrëveshjeje për normalizimin e plotë me Serbinë me qendër njohjen reciproke, me fokus situatën e sigurisë në Kosovë së bashku me sundimin e ligjit”, ka bërë të ditur Kurti.

Edhe Chollet me anë të një postimi në Twitter ka thënë se duhet të shmanget përshkallëzimi i mëtejshëm i situatës me Serbinë.

“Bisedova me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për shmangien e përshkallëzimit të mëtejshëm: shtyrja e gjobave të targave, mbajtja e derës së hapur për kthimin e serbëve të Kosovës në institucione dhe fokusimi në dialogun për normalizim me Serbinë, rruga më e mirë për avancimin e integrimit evropian dhe euroatlantik të Kosovës”, ka deklaruar Chollet.

Të hënën, fillon faza e dytë e vendimit të ekzekutivit kosovar për targat ilegale.

Në këtë fazë parashihet gjobitja e të gjithë shoferëve serbë që nuk i kanë konvertuar targat nga KM në RKS.

Kronika e realizuar nga gazetarja Fetije Kamberi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hill: Kam biseduar me Millosheviqin dhe Rugovën për zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Hill: Kam biseduar me Millosheviqin dhe Rugovën për zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Policia në Mitrovicën e Jugut mban ligjërata kundër bullizmit në shkolla

Policia në Mitrovicën e Jugut mban ligjërata kundër bullizmit në shkolla

Hill: Në çështjen e Kosovës u përfshiva për herë të parë në maj të vitit 1998

Hill: Në çështjen e Kosovës u përfshiva për herë të parë në maj të vitit 1998

Shtiu me armë në ajër, arrestohet një i dyshuar në Vushtrri

Shtiu me armë në ajër, arrestohet një i dyshuar në Vushtrri

Interi Miami me kontratë të re për Messin

Messi viziton stadiumin “Camp Nou”

Hill: Kam biseduar me Millosheviqin dhe Rugovën për zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Hill: Kam biseduar me Millosheviqin dhe Rugovën për zgjidhjen e çështjes së Kosovës

“Profesori”, faqja zyrtare e Serie A ngrit në qiell Amir Rrahmanin pas statistikës së jashtëzakonshme

Rrahmani me kritika për paraqitjen e fundit

Amir Shaipi në formacionin e javës në Ligën e Konferencës

Shaipi flet për kritikat e shumta

Formacioni zyrtar i Shqipërisë kundër Serbisë

Shqipëria grumbullohet në Barcelonë, flet Mitaj

Sylvinho kontaktohet nga klubi brazilian, i përfundon kontrata me Shqipërinë më 2025

Kuqezinjtë grumbullohen në Spanjë

Policia në Mitrovicën e Jugut mban ligjërata kundër bullizmit në shkolla

Policia në Mitrovicën e Jugut mban ligjërata kundër bullizmit në shkolla

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën