TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Trump shpall kandidaturën për president më 2024

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Trump do të dëshmojë në hetime për aferat e kompanisë së tij

“Rikthimi i Amerikës fillon pikërisht tani”, u tha Trump mbështetësve në resortin e tij, Mar-A-Lago, në Florida.

Njoftimi vjen një javë pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, të cilat përcaktojnë përbërjen e Dhomës së Përfaqësuesve dhe të Senatit amerikan.

Partia Republikane e Trumpit doli më keq seç pritej në këto zgjedhje dhe shumë prej kandidatëve që ai mbështeti, nuk arritën të fitonin.

Trump, manjat i pasurive të patundshme, befasoi me fitoren e tij në zgjedhjet e vitit 2016, kur mundi ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.

Ai tha se nuk po garon sërish për shkak të politikës, por për shkak të dashurisë së tij për Shtetet e Bashkuara.

“Për ta bërë Amerikën përsëri të madhe dhe të lavdishme, unë po shpall kandidaturën time për president të Shteteve të Bashkuara”, tha Trump.

Gjatë katër vjetëve në Shtëpinë e Bardhë, Trump bëri histori si presidenti i parë që u akuzua dy herë formalisht.

Herën e parë, ai u akuzua për abuzim të pushtetit dhe pengim të punës së Kongresit amerikan, por më pas u lirua nga këto akuza.

Herën e dytë, akuzat kishin të bënin me sulmin e mbështetësve të tij kundër Kongresit amerikan, më 6 janar, 2021, në përpjekje për të penguar tranzicionin paqësor të pushtetit te presidenti atëherë i zgjedhur, Joe Biden. Hetimet për këtë ngjarje janë duke vazhduar. /rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shqipëria nis fazën e mbylljes së kapitujve të negociatave me BE-në, Rama: Kemi thyer rekord

Shqipëria nis fazën e mbylljes së kapitujve të negociatave me BE-në, Rama: Kemi thyer rekord

Suedia bëhet vend “pa duhan”, shkalla e duhanpirjes bie nën 5 për qind

Suedia bëhet vend “pa duhan”, shkalla e duhanpirjes bie nën 5 për qind

Rusia shton kërcënimet kundër Ukrainës. Çfarë tregon kjo për luftën?

Rusia shton kërcënimet kundër Ukrainës. Çfarë tregon kjo për luftën?

Nis Konferenca Ndërqeveritare në Bruksel, delegacioni i Shqipërisë mbërrin në selinë e BE-së

Nis Konferenca Ndërqeveritare në Bruksel, delegacioni i Shqipërisë mbërrin në selinë e BE-së

Shpëtohet bjeshkatari gjerman 48-vjeçar në Luboten

Shpëtohet bjeshkatari gjerman 48-vjeçar në Luboten

​Kongresisti amerikan Self takohet me Abdixhikun dhe Osmanin, u diskutua për bashkëpunimin me administratën Trump

​Kongresisti amerikan Self takohet me Abdixhikun dhe Osmanin, u diskutua për bashkëpunimin me administratën Trump

Qeveria njofton mbledhje në ora 12:00, ndërsa Kuvendi tenton konstituimin për herë të 38-të

Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për “linjat e fluturimit për destinacionet që shërbejnë mërgatën”

Hargreaves: Politikanët duhet gjetur një mënyrë ku fitojnë të gjitha palët

Hargreaves: Politikanët duhet gjetur një mënyrë ku fitojnë të gjitha palët

Shqipëria nis fazën e mbylljes së kapitujve të negociatave me BE-në, Rama: Kemi thyer rekord

Shqipëria nis fazën e mbylljes së kapitujve të negociatave me BE-në, Rama: Kemi thyer rekord

“Çfarë rezultati pret LDK nga zgjedhjet e 7 qershorit?” – Tregon Osmani

“Çfarë rezultati pret LDK nga zgjedhjet e 7 qershorit?” – Tregon Osmani

Osmani i përgjigjet akuzave: Kandidimi për presidente nuk është për përfitime personale

Osmani i përgjigjet akuzave: Kandidimi për presidente nuk është për përfitime personale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën