TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​IEA parashikon një rënie të vogël të kërkesës për naftë në vitin 2023

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Shtrenjtohet nafta në Maqedoni të Veriut

“Çmimet e larta të naftës po nxisin inflacionin, duke rritur presionin mbi ekonominë globale dhe kërkesën botërore për naftë”, tha IEA në raportin e saj mujor mbi tregun e naftës të publikuar sot.

Nafta është shtylla kurrizore e aktivitetit ekonomik, ku përdoret si lëndë djegëse në impiante për prodhimin e energjisë termike për ngrohjen e ndërtesave të banimit, si dhe për automjetet.

Kërkesa globale për naftë dhe benzinë parashikohet të bjerë në 400.000 fuçi në ditë (bpd) këtë vit nga 1.5 milionë fuçi në ditë vitin e kaluar, përpara se të bjerë lehtë vitin e ardhshëm, tha IEA.

Situata e furnizimit në tregun e naftës ka qenë jashtëzakonisht e tensionuar vitet e fundit, pasi inventarët globalë janë shumë nën nivelet mesatare.

IEA vlerëson se embargoja e Bashkimit Evropian ndaj naftës së papërpunuar ruse dhe derivateve të naftës në muajt e ardhshëm dhe ndalimi i transportit detar do të shtrëngojë më tej situatën në treg, ku BE-ja do të duhet të kompensojë për rreth një milion fuçi naftë ruse dhe mazut në ditë.

Pandemia e COVID-19 dhe kolapsi i mëvonshëm i kërkesës për karburant çuan në një humbje neto të kapacitetit të rafinerisë prej rreth 1 milion fuçi në ditë, gjë që shpjegon pjesërisht furnizimin e ngushtë të tregut, thuhet në raportin e IEA.

Pushtimi rus i Ukrainës në shkurt dhe sulmet në rafineritë franceze muajin e kaluar përkeqësuan më tej tregun, duke i shtyrë marzhën e fitimit të naftës në nivele rekord mbi 80 dollarë për fuçi, shtoi IEA./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kongresmeni amerikan i drejtohet me letwer EPP-së në Evropë: Vuçiq dhe partia e tij janë të korruptuar

Kongresmeni amerikan i drejtohet me letwer EPP-së në Evropë: Vuçiq dhe partia e tij janë të korruptuar

Një gjeneral bëhet ambasador i ShBA-së në Shqipëri

Një gjeneral bëhet ambasador i ShBA-së në Shqipëri

Berisha: Edi Rama në OKB nuk shqiptoi një herë të vetme fjalën UÇK

Berisha: Edi Rama në OKB nuk shqiptoi një herë të vetme fjalën UÇK

Pushimet kthehen në tragjedi, motër e vëlla nga Shqipëria dhe partnerët e tyre humbin jetën në Athinë

Pushimet kthehen në tragjedi, motër e vëlla nga Shqipëria dhe partnerët e tyre humbin jetën në Athinë

Nata e 11-të e protestave në Prishtinë, mijëra qytetarë tubohen në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë

Nata e 11-të e protestave në Prishtinë, mijëra qytetarë tubohen në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë

Ia dhanë 38 mijë euro, ia morën 123 mijë – Detaje nga arrestimi i tre të dyshuarve për fajde

Ia dhanë 38 mijë euro, ia morën 123 mijë – Detaje nga arrestimi i tre të dyshuarve për fajde

Nis zhdëmtimi i viktimave në rastin e komandant “Calit”

Nis zhdëmtimi i viktimave në rastin e komandant “Calit”

Zbulohet busti i Fitim Jakupit në Klinë

Zbulohet busti i Fitim Jakupit në Klinë

Gërvalla mohon bashkëpunimin me dhomat e specializuara nga Hagë

Gërvalla mohon bashkëpunimin me dhomat e specializuara nga Hagë

Shqipëri – Bjellorusi, publikohet formacioni “kuqezi”

Shqipëri – Bjellorusi, publikohet formacioni “kuqezi”

Kurti: Referendumi i vitit 1991 shprehu vullnetin e popullit për pavarësi

Kurti: Referendumi i vitit 1991 shprehu vullnetin e popullit për pavarësi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën