Lajmin për Tëvë1 e ka komfirmuar anëtari i Kryesisë së LDK-së, Xhafer Tahiri.
“Delegacioni pritet të ketë takime të rëndësishme gjatë kësaj vizite. Takimi i parë zyrtar i Kryetarit të LDK-së është me Asistent Zëvendës Sekretarin Gabriel Eskobar”, ka thënë Tahiri.
Tahiri ka bërë të ditur se përveç kryetarit të LDK-së, pjesë e delegacionit janë edhe Kujtim Shala, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, Kryetare e Forumit të gruas, Alush Gashi, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.