Përmes një statusi në Facebook, Hoti ka shkruar se qeveritarët e kanë futur Kosovën në qorrsokak sa i përket dialogut, andaj sipas tij fundi nuk mund të jetë i mirë.
“SHBA-ja, aleati ynë kryesor – i kërkon Qeverisë së Kosovës të shtyj zbatimin e vendimit për targat, e këta shkojnë e takohen me Petkoviqin në Bruksel!!!
Vendimi për targat është marrë nga Qeveria. Çfarë ka për tu negociuar?!
Fatkeqësisht, këta qeveritarë na kanë futur në qorrsokak sa i përket dialogut, e na kanë dëmtuar partneritetin me aleatët. Fundi nuk mund të jetë i mirë”, ka shkruar Hoti.