TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kujtohen viktimat e aksidenteve në trafik

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kujtohen viktimat e aksidenteve në trafik

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, tha se aksidentet rrugore janë shkaku kryesor i vdekjeve, duke shtuar se nga viti 2020 deri në vitin 2021 kanë humbur jetën 192 persona në aksidente.

Ai ka bërë apel te pjesëmarrësit në trafik që të kenë pajisje të domosdoshme dhe të përshtaten me kushtet e rrugës e t’i respektojë rregullat a trafikut.

“Çdo vjet më shumë se 1.3 milion njerëz vdesin në gjithë botën. Kostot janë 1 deri 3% të bruto produktit vendor. Aksidentet paraqiten si problem multi-displinar. Për një vit kanë humbur jetën 192 dhe është shifër mjaft shqetësuese dhe ju shpreh ngushëllime njerëzve që kanë humbur më të dashurit e tyre”, tha Durmishi.

Sipas tij, qeveria po bënë investime dhe angazhim bashkë me Policinë dhe akterët të tjerë që të kontribuojnë që të ulet numri i aksidenteve.

“Si ministri jemi duke investuar në çështjen e sigurisë rrugore. Secili prej nesh jemi përgjegjës për sigurinë tonë. Edhe këtë vit po shënojmë aktivitet që vitet tjera të kemi sa më pak aksidente rrugore. Drejtësi për të gjithë ata që kanë humbur jetën në aksidentin rrugor. Ftoj të gjithë pjesëmarrësit në trafik të kenë pajisje të domosdoshme në trafik”, tha Durmishi.

Kurse, drejtori i Byros Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazreku, tha se vendosja e stikerëve për veturat e regjistruara ka ndikuar që të zvogëlohet numri i aksidenteve.

“Është shqetësuese rritja e numrit të rasteve me lëndime të lehta. Është me rëndësi të theksohet një projekt vendosja e stikerave e ka rritur sigurinë në trafikun rrugor. 250 aksidente më pak kemi tani dhe siguri me të lartë. Ne përkrahim këtë kampanjë dhe jemi pjesë e saj”, tha ai.

Jeton Rexhep, nënkolonel në Policinë e Kosovës, tha se çdo vit kanë përkrahur aktivitet në shënimin e përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor.

Ai ka bërë të ditur se nga e marta hyjnë në fuqi sezonit dimëror.

“Ne kemi fushata senzibilizuese në teren nga sot deri të dielën. Kjo ditë është përkujtues i rëndësishëm për ne dhe për pjesëmarrësit në trafik. Do të ketë prezencë të shtuar në teren dhe fillojmë me masa të reja për sezonin dimëror”, tha ai.

Sipas tij, këtë vit janë shënuar 9 viktima më pak në trafikun rrugor dhe rënie e aksidenteve me dëme materiale.

“Për 3.7% kemi rritje aksidente me lëndime. Apelojmë që të gjithë njerëzit në trafik të kenë kujdes të shtuar në respektim të rregullave”, tha ai.

Muhamed Krasniqi, nga Asociacioni Kosovar i Motorizimit (AMKRS), tha se shumë aksidente mbesin pa u hetuar dhe nuk zbatohet legjislacioni i fushës.

Prandaj sipas tij, sistemi i drejtësisë me hetim të plotë do të ishte faktorë kryesor për parandalimin e aksidenteve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

A dëshiron Kurti president që nuk merret me politikën e jashtme?- Dugolli flet për deklaratën e Osmanit

A dëshiron Kurti president që nuk merret me politikën e jashtme?- Dugolli flet për deklaratën e Osmanit

Dugolli: Opozitës ia dhamë mundësinë, nuk propozuan emra për president dhe nuk janë të sinqertë

Dugolli: Opozitës ia dhamë mundësinë, nuk propozuan emra për president dhe nuk janë të sinqertë

Trump i bën thirrje Iranit të arrijë një marrëveshje bërthamore, duke paralajmëruar për sulme edhe më brutale

Trump pezullon sulmet ndaj Iranit për dy javë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

“InfoNata” 07.04.2026

“InfoNata” 07.04.2026

Arsenali fiton në Lisbonë

Arsenali fiton në Lisbonë

Bayerni mposht Realin në Madrid

Bayerni mposht Realin në Madrid

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën