Gjatë një interviste në Forumin e Parisit për Paqe, Osmani tha se duke qenë se Kosova ka kaluar periudha të tmerrshme, partneriteti dhe paqja me aleatët ka sjellë më shumë paqe për rajonin.
Ajo shtoi se ekzistojnë ca mësime që mund të sillen në Ballkanin Perëndimor nga ajo që Kosova ka kaluar.
“Së pari dhe më e rëndësishmja është që përafrimi i autokratëve dhe regjimet hegjemoniste nuk mund të sjell kurrë më shumë paqe, mund të ndërroj datën e ngjarjes, por inkurajon luftim, shkatërrim, dhunë. Në vitet ’90-ta disa e shihnin Milloshviqin si paçebërës. Disa mendonin se vetëm me të arrihet paqja, por rezultati ishte 150 mijë njerëz të vrarë në luftërat e ish-Jugosllavisë”, tha Osmani.
Sipas saj, mësimi është që nuk mund të afrohesh dhe miqësohesh me një autokrat.
“Mësimi i dytë është që paqja është e mundur dhe mund të jetë afatgjate nëse agresori nuk shpërblehet sepse shpërblimi i agresorit me territorin e vendit që e ka sunduar do ta inkurajoj më shuam që ta sulmoj tjetrin pas ca vitesh. E treta është që ajo që është e detyrueshme, parakusht për paqen afatgjata është ballafaqimi me të kaluarën dhe pastaj drejtësia”, tha Osmani.
Osmani tha se e përfaqëson një shtet që ka qenë viktimë e gjenocidit por është kthyer në storien më të madhe të suksesit e bashkëpunimit euroatlantik dhe politikës së përbashkët.
Presidentja përmendi Gjermaninë e cila sipas saj është shembull që e ka pranuar gjenocidin e shkaktuar në luftën e dytë botërore dhe ende është duke paguar për krimet e kryera dhe kurrë nuk e ka mohuar.
“Kryesit e krimeve do të duhej të viheshin para drejtësisë sepse kur këta kriminelë nuk janë ballafaquar me drejtësinë kanë vazhduar të shkaktojnë më shumë luftëra, vit pas viti. Fuqia jonë më e madhe qëndron tek partneriteti, multilateral dhe funksioni nëse bazohet në vlera”, tha Osmani.