TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gjermania ia hap rrugën Kosovës për pranim në Këshillin e Evropës

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Gjermania ia hap rrugën Kosovës për pranim në Këshillin e Evropës

Në intervistën e parë pasi mori detyrën, Sarrazin ka thënë për “Frankfurter Allgemeine Zeitung” se Gjermania është shtet që e mbështet plotësisht pranimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, përcjell Deutche Welle.

Pas suspendimit të Rusisë nga Këshilli i Evropës janë shtuar gjasat që me dy të tretat e shumicës në këtë organizatë të votohet pro pranimit të Kosovës në të.

“Gjermania e ka njohur Kosovën. Pa diskutim që jemi pro shtetit që e njohim, që të jetë pjesë e organizatave ndërkombëtare”, ka thënë ai duke shtuar se i takon Prishtinës të vendosë se kur është koha e duhur për të aplikuar.

Ai ka kritikuar Serbinë që s’ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës, si vendi i vetëm në Evropë krahas Bjellorusisë. Ka thënë se “s’është kohë për të qenë i pavendosur”.

“Është në interes të Serbisë për të qartësuar pozicionin”, ka thënë Sarrazini.

Sarrazini ka shprehur besimin se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian.

E ka quajtur interesant debatin mes ekspertëve nëse duhet të përshpejtohen hapat për procesin e zgjerimit të BE-së në kohën e luftës në Ukrainë. Megjithatë ka thënë se këto ide s’duhet të çojnë në dobësim të procesit të zgjerimit.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që BE-ja t’i përmbahet procesit të anëtarësimit me synim për pranim të plotë, sepse s’bëhet fjalë vetëm për integrim ekonomik, por për anëtarësim si bashkësi vlerash”, ka thënë ai.

Pos Gjermanisë, të dërguar të posaçëm për Ballkanin Perëndimor kanë edhe Bashkimi Evropian me Miroslav Lajçakun, Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Gabriel Escobarin dhe Britania e Madhe me Stuart Peach.

Këshilli i Evropës është organizatë ndërkombëtare e themeluar në vitin 1949. Aktualisht i ka 47 shtete anëtare me popullatë rreth 820 milionë banorë e buxhet vjetor prej 500 milionë eurosh.

Presioni për aplikime për pranim në organizata ndërkombëtare dhe në NATO është shtuar ditëve të fundit që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës dhe Serbia vendosi të mos e sanksionojë sikur shtetet perëndimore.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Protesta qytetare në Tiranë, një grup protestuesish kaluan natën përpara Kryeministrisë

Protesta qytetare në Tiranë, një grup protestuesish kaluan natën përpara Kryeministrisë

Nis numërimi i votave me postë, KQZ vazhdon procesin e përfundimit të rezultateve

KQZ pret vendimet për ankesat para shpalljes së rezultateve përfundimtare

Tre persona shpëtohen në det në Velipojë pas defektit të mjetit lundrues

Tre persona shpëtohen në det në Velipojë pas defektit të mjetit lundrues

Aksident trafiku në Shkodër, një i vdekur dhe tre të lënduar

Dy të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë

Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

Publikohen çmimet e reja të derivateve në Kosovë

Konfiskimi më i madh në historinë e vendit – Policia australiane zbulon bunkerë të fshehtë me 2.7 ton kokainë

Konfiskimi më i madh në historinë e vendit – Policia australiane zbulon bunkerë të fshehtë me 2.7 ton kokainë

Zyrtari i lartë i OKB-së viziton Kosovën më 22–23 qershor, në fokus paqja

Nënsekretari i OKB-së nis sot vizitën dyditore në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën