Ajo ka mirëpritur miratimin nga deputetët të këtij projektligji, ndërsa ka thënë se kjo do të mundësojë që qytetarët të marrin shërbimet noteriale në vendet ku jetojnë.
“Janë 17 komuna pa noterë. Ky ndryshim do të mundësojë që qytetarët të marrin shërbimet noteriale në vendet ku jetojnë. Pas plotfuqishmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës lidhur me këtë çështje, Ministria e Drejtësisë, me qëllim të rritjes së cilësisë dhe transparencës, do të shpallë konkursin e ri për noterë”, ka shkruar Haxhiu.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës me shumicë votash të martën kanë miratuar plotësimin ndryshimin e Projektligjit për Noterinë./teve1.info/